Saimir Tahiri sulmon Xhafajn: Tmerr! Numëron bandat në televizor

Saimir Tahiri sulmon Xhafajn: Tmerr! Numëron bandat në televizor

Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm Samir Tahiri në konferencën për shtyp që njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit nuk la pa sulmuar edhe shumicën dhe qeverinë përpos opozitës. Tahiri ishte i ashpër me pasardhësin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kur tha se numeron bandat ne TV, referuar forumeve qe ka zhvilluar me qytetaret.

Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. Ka më shumë kriminalitë në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në Greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve.  Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral.  Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë.

Në Parlament, rrijnë ulur me dhjetra ish ministra të brendshëm, dhjetra ish Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrijnë si ëngjëj. Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo.

Saimir Tahiri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 04/05/2018 13:06

    Je në ball të luftë. 1000 her hallall, je në të drejtën e mbrojtjes së Shqiptareve të tuaj. Të lutem mos e ul ritmin .

    Përgjigju
  • Asllan: 03/05/2018 12:19

    Po mire mo ca i bie mos ta bejn vettingun kta? Budalleqe kot.

    Përgjigju
  • petra: 03/05/2018 12:18

    Lere o budalla se vetem xhafa po punon aty ja fut kot qe sulmon ate. Kot sa i humbet pike vetes

    Përgjigju
  • Renis: 03/05/2018 12:17

    Ky me duket si ai cuni ne lagje mua qe nuk dinte te lozte apo bente gabime loje, nuk e fusnim ne fushe edhe fillonte i shante te gjithe me rradhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë