Gjelosh Marku u pozicionua me disa shokë të vet malësor kryengritës kishte zënë pritë tek një shtëpi që ndodhej përpara prefekturës duke vjellë zjarr pa pushuar qëndroi aty përgjatë gjithë natës deri sa një plumb i manxerrës së Gjelosh Markut qëlloi ne kokë luanin toskërisë Ferit Frashrin, i cili (Zef Arapi  kujtime historike) kishte vendosur edhe në qoftë se nuk e çante dot rrethimin me ata 30 xhandarë që i kishin mbetur nga jugu t’i vinte flakën prefekturës me anën e benzinës.

Kapiteni për ketë qëllim kishte grumbulluar në disa bidona, duke menduar  të vdiste  si Oso Kuka. (Sejfi Vllamsi, “Ballafaqime politike” 1912-1939, fq 365 sipas kujtimeve të Sadi Zekës). Gjelosh Marku kishte punuar për disa muaj xhandar në Shkodër, në zgjedhjet elektorale të vitit 1923. I nxitur nga Ndokë Gjeloshi u  pozicionua  përkrah Gurakuqit dhe opozitës, duke u larguar përfundimisht nga arma e xhandarmarisë.

Ai e nihte madje e çmonte shumë karakterin dhe vendosmërinë e ish komandantit të vet. Kur ra nata Kapiten Ndokë Gjeloshi gjatë kontrollit të pritave i  pati thënë Gjelosh Markut, se Ferit Frashri nuk e din se çfarë është frika dhe nuk dorëzohet  kurrë për së gjalli. Mos harxho fishekë kot mbi tjetër kënd, pasi pa vra Feritin nuk e marrim prefekturën.

Ti je personi i vetëm në këtë pritë që njeh Komandantin, prandaj mundohu  me syzue po ta kapi syri. Pas bataresh të gjata e pauzash taktike të herëpashershme, për fatin e tij tragjik. Komandanti zemërzjarrtë kur nxori kokën në një frëngji  duke u dhënë zemër besnikëve  të tij  te mbetur në zgrip pa fishekë e  të ngujuar në  zjarr e breshëri mashnash.

Kaq mjaftoj që  pikaset nga një shigjete vrastare e Gjelosh Markut, e cila  shembi pa jetë luanin e Toskërisë. Ferit Frashri vdiq si i ka hije një legjionari të lavdishëm të shtetit. Vetëm pas pak çastesh më pas  trupa e mbrojtëse e dërmuar dhe mbetur pa mburojë. pa kokë ngre flamurin e bardhë të dorëzimit.

Ferit Frashri   hyri në historinë e Shkodrës si shtylla  monolite e qëndresës Zogiste, ndërsa ish xhandari i  tij Gjelosh Marku si rrufeja vrastare opozitare që vulosi përfundimisht rënien e Rozafës   në duart e  forcave opozitare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)