Sali Berisha, ky 'kalë i ngordhur', që do të sfidojë Amerikën

Sali Berisha, ky 'kalë i ngordhur', që do të sfidojë Amerikën

Sali Berisha

Me Kodin Penal të çfarëdolloj regjimi e kohe, Sali Berisha do të akuzohej së paku për fshehje të provave dhe moskallëzim krimi. Nuk po shkoj tek emocionet e shumëkujt që e radhit atë si autor, bashkëpunëtor, urdhërues të Gërdecit dhe 21 Janarit. Kush s’e mban mend, Berisha i I-rë ka instaluar në Shqipëri shtetin më policor që është njohur ndonjëherë. Pyesni ata që e kanë hequr në kurriz për të kuptuar se as Policia dhe Sigurimi i Kadri Hazbiut nuk të thyente brinjët në mes të rrugës si Policia e Agim Shehut dhe SHIK-u i Bashkim Gazidedes. Këtë të fundit, nëse Enveri e çoi në plumb Kadriun, Sali Berisha e gradoi në qeverisjen e tij pas 2005.

Sot, që Sali Berisha ka zgjedhur t’i përgjigjet SHBA-ve në kuadër të luftës së tij për të vënë ‘nderin’ e tij në vend, pyetja e parë është: Cili nder po i cenohet Berishës dhe familjes së tij? I paskrupullt në ato që deklaron publikisht, Sali Berisha është shprehur vetëm pak javë më parë se në 30 vite politikë e pushtet, pasuria e tij është shtuar me vetëm 36 metra katrorë apartament. Ndërkohë, që i biri për të cilin nuk dimë asgjë se ku ka punuar e punon përveç emrave të grave që ndërron, jeton në Rolling Hills. Ky nuk është thashethem, por e firmosur nga dora e tij si adresë e tij, në padinë që i ka bërë Taulant Ballës. (Faksimilja e mëposhtme e vërtetëon këtë). Sali Berishës i janë dhënë të gjitha mundësitë në këtë vend që me ligj apo pa ligj të qeverisë përtej të imagjinueshmes pas asaj që i bëri vendit në 1997. Të pasurojë familjen e tij dhe aleatët, jo nga Gërdeci siç themi rëndom, por që nag privatizimet e ish-aseteve të Ushtrisë, zaptimeve, firmave piramidale dhe plot të tjera. Nëse do të ishte normal, do të ikte si bashkohësi i tij Fatos Nano dhe si i dhënë pas teknologjisë, të shkruante një libër. Por jo, ai zgjodhi derisa u degjenerua në nivelin e ‘Qytetarit Dixhital’ dhe derisa e braktisi dhe ajo vajza që i mbante dosjen.

Imagjinoni një moment sikur vendimi i SHBA për ta shpallur 'non-grata' familjarisht të merrej kur qeveriste. Nuk do të kishim një gjyq hipotetik në Paris kundër Sekretarit të Shtetit Amerikan, por një shtet shqiptar kundër amerikanëve. Pikërisht atë që e bëri në 1997 teksa Gazidede fajësonte shërbimet perëndimore si organizatore të rebelimit dhe mazallah s’e pranonin që njerëzia kishte humbur shtëpitë për mendt e Saliut.

Falë Zotit që SHBA nuk e shpalli ‘non grata’ as në qeverisjen e tij 2005-2013, se ishte kail ta radhiste vendin në krah të Iranit veç të mbronte Rolling Hillsin. Lajmi i keq është, që është shqiptar dhe na turpëron në faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Lajmi i mirë është që është “kalë i ngordhur” e s’ka fuqi as të pjerdhë. E jo më t’i hedhë shkelma amerikanëve!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skerdilajd F.: 31/07/2021 21:32

    Ardit Rada, hallall o djale Postribe. E ke qare!

    Përgjigju
  • Su.Ka: 31/07/2021 17:48

    Jam pa fjale sesi ne 5 paragrafe te shkurter eshte degjeneruar plaku i Vucidolit. Bravo te qofte Ardit Rada

    Përgjigju
  • Haha: 30/07/2021 19:41

    Berisha nuk eshte i zoti as te pjerdhe haha jali i cofun

    Përgjigju
  • O tej: 30/07/2021 19:37

    Berisha nje zog gomari.

    Përgjigju
  • Perikli: 30/07/2021 19:37

    Ja fusni kot ti rruani trapin sales,botojeni mesazhin komuniste te ndyre

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 30/07/2021 19:33

    Analize e persosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë