Sali Berisha është pritur nga simpatizantët demokratë sapo mbërriti në dyert e selisë blu. Ata e shoqëronin duke brohoritur ndërsa mbanin flamujt e PD në duar.
“Do jetë protestë mbarëkombëtare. Revolucioni sapo filloi”, tha Berisha para se të futej në selinë e PD.
Berisha po zhvillon takimet e fundit para se të niset drejt sheshit të kryeministrisë, ku është instaluar foltorja dhe do të mbahen fjalimet.
Lajmi kryesor:
Protesta, mungon ‘uragani’, jo më shumë se 10.000 veta në shesh! Tymuese dhe shashka Kryeministrisë, Berisha marshon, Meta ikën në seli











