Sali Shehu i FRD këmbëngul: S'ka burrë nëne që të na marrë zyrat, as vagabondët e pushtetit! Tentova të flisja me Veliajn, por s'mu përgjigj

Kreu i FRD-së, Sali Shehu këmbëngul që nuk do e lirojë zyrën, pasi sipas tij i takon kësaj partie.

“Në Dibër kemi një fjalë të urtë: dardha e ka bishtin mbrapa. Këto zyra janë të FRD-së dhe nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë. Ne jemi këtu për t'ju thënë shqiptarëve se jemi bashkë për gjëra të mira”, tha Shehu.

Sipas tij, ka tentuar të kontaktojë kryebashkiakun Erion Veliaj, por ai nuk i është përgjigjur.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi ai.

 


Lajmi kryesor:

Sjellja e Metës në zyrat e FRD-së/ Veliaj: Degjenerim total psiqik dhe i alkoolizuar! Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë ambientet


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë