Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës pas dyerve të mbyllura: Ndërhyrje e paautorizuar në sistemin e-gate, 5 numra pasaporte kaluan kufirin pa kontroll

TIRANË - Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji lexoi sot dëshminë e zbardhur të Ervin Muçës, ish-shefi i IT në Policinë e Shtetit, lidhur me hakërimin e sistemit të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.

Sipas deputeti demokrat, ndërhyrjet në TIMS janë bërë me qëllim fshirjen e të dhënave dhe mosregjistrimin e personave me rekorde kriminale gjatë kalimit të kufirit.

Ervin Salianji lexon dëshminë e Ervin Muçës: Në memon drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm se nuk funksionon sistemet në nëntor 2022, e kam vënë në dijeni se nuk dorëzojnë kodet, thotë ky, që në gjuhë popullore është baza e të gjithë sistemit dhe në datën 20 kam dërguar memon tjetër për ndërhyrje të pa autorizuar në sistemin e-gate ku janë lexuar 5 numra pasaporte për favorizime personale, duke shmangur kontrollin gjatë kalimit kufitar si persona në kërkim

Salianji lexon në komisionin hetimor disa dëshmi të seancave me dyer të mbyllura:  Ardit Muça na ka thënë “në dt 26 jam thirrur nga ervin muca… në dt 19 Qershor ka hyrë në punë si drejtor” ndërkohë që me 27 e kanë dokumentet zyrtare… harrojeni që bëni cirqe me mua…

Ervin muca që është ende drejtor sot i departamentit të IT pavarëissht se është I pezulluar:  thotë nga viti 2022 të gjitha të dhenat e tims online shiten e blihen… kam patur një staf të paaftë për punën dhe I përmend me emra… a duhet ti thërrasim ne këta njerëz për hetim… për qëllime okulte kanë fshehur krimin kibernetik për vitin 2021,,, që policia e shteitt min e brendshme na ka garantuar që ska patur ndërhyrje, drejtori I IT  thotë ka patur… për 5 vjet thotë që ska patur ky sistem mbrotjje, sub ë asnjë izolim I infrastrukturës në sulmin e 2022, nuk u bë asnjë masë, ky fakt ishte fshehur në mënyrë të qëlllimtë e solli fshirjen e cdo backup në sulmin e 2022. Nëse do të kishte ndodhur dicka, do ishte stopuar, kam vendosur në dijeni drejtorin e policisë së shtetit që është ndërhyrë…

Lajmi ne perditesim...

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

'Beleri, humbje kohe', Genc Burimi: Trajtim i dyfishtë! U lejua të betohet para zgjedhësve grek dhe jo ndaj atyre shqiptarë

'Beleri, humbje kohe', Genc Burimi: Trajtim i dyfishtë! U lejua të betohet para zgjedhësve grek dhe jo ndaj atyre shqiptarë