Salianji: Meta 70% me qeverinë, shumë shpejt zgjedhje, të vjetrit ikën se s'ka ofiqe në PD, për kanabisin Rama u dha sinjale kriminelëve

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një intervistë me gazetarin në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se pavarësisht asaj që flitet në media në raportet mes kreut të shtetit dhe Presidentit, Ilir Meta, sipas tij në mbi 70% të vendimeve të tij ka qenë pranë qeverisë.

Sjelljen e Presidentit në kohën e pandemisë në raport me qeverinë ai e cilësoi si një lëshim nga Ilir Meta për të mos hapur një debat tjetër. I pyetur mbi kritikat e aleatëve pse opozita nuk kanë qenë më agresive ndaj qeverisë, Salianji tha se shumë shpejt do të kemi zgjedhje dhe se po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën.

Thirrjes së aleatit nga Partia Republikane sot nga Report Tv për rikthimin e  'xhaketave të vjetra', ai i përgjigjet duke thënë se janë ata që u larguan se nuk ka ofiqe si në qeveri dhe se nuk i largoi e djathta. 

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama në datë 3 prill se qeveria po studion mundësinë e lejimit të prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore, Salianji e shikon si sinjal të tij për trafikantët që të nisin kultivimin.

Intervista e Ervin Salianjit për REPORT TV
Ju kemi parë të tërhequr për situatën, pse keni qenë në hije?
Në publik kam dalë më pak, kam qenë në kontakte më të shpeshta, është një periudhë e panjohur dhe e vështirë për të gjithë dhe mbështetësit tanë dhe ata që janë motori i PD-së. Jam marrë më shumë me takime, kontakte dhe telefonata të gjata. Nuk është se ka munguar aktiviteti politik.

Si e shikon menaxhimin e pandemisë, a kanë qenë efektive këto masa?
Unë besoj se jo dhe për këtë do ju referohem ju si televizion, ju keni bërë thirrje shumë më parë për të marrë masa, shumë kohë përpara se të ndodhte masat e mbylljes dhe karantinimit. Masat u morën të vonuara, selektive, tregu u hap i deformuar. Nëse qeveria vendos të hapen shkollat, nuk e di cfarë ka më...se të tjerat duhet të ishin hapur. Sa për kurbën, nuk besoj te kurba e qeverisë, se kur manipulon ngjarje të tmerrshme, imagjino këto. Nuk mund të ketë një kurbë që njëherë ulët dhe njëherë ngrihet, nuk ka logjikë ta krahasosh me të gjitha vendet e botës. Kam një falenderim edhe një surprizuar nga i gjithë ruajtja që i bënë jetës dhe shoqërisë të gjithë shqiptarët, që u karantinuan plotësisht. Tani duhet hapur aktiviteti për të shpëtuar ekonominë.

Mendoni se opozita duhet të ishte më agresive, aleati juaj Shehi tha se opozita u tregua e butë, por edhe Ndoka tha se një opozitë tjetër mund ta kishte fundosur Edi Ramën?
Sjella e opozitës ka qenë dinjitoze nuk kemi dashur të përmirësojmë qeverinë por kemi propozuar masat që mund të merrte Rama, kemi vendosur jetën dhe ekonominë dhe sigurinë para interesave personale. Por për shkak të keqmenaxhimit dhe përfitimit edhe në këtë situatë të qeverisë, ne kemi bërë atë që ka bërë cdo opozitë kudo, kemi rastin e Italisë që ishte shumë agresive në nisje, që u kërkua dorëheqja e kryeministrit që në nisje. Por po vjen koha e llogaridhënies dhe përballjes me zgjedhje kur të vijë momenti.

Fatmir Mediu tha se ka opozita ka nevojë për rikthim të figurave të vjetra dhe riorganizim?
Mua nuk më duket se kemi largim. Edhe Lenka Çuko mungon nga PS-ja, shoqëria evolon, edhe partia, nuk ka asgjë të përjetshme, problemet që ka Shqipëria sot, është që i mungojnë figurat e reja, jo të vjetrat, me eksperiencë nuk i mungojnë PD-së. Nuk ka larguar njeri PD, janë larguar, se nuk kanë bërë opozitë, nuk ka ofiqe, por kontribute, në qeveri ka ofiqe. Ne nuk i bëjmë dot ministra sot ata që duan.

Cfarë mendimi keni për propozimin e Ramës për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor?
Është faull, nuk ka asnjë lloj dhe përhapja e gjerë e kanabisit është kaq e përhapur se cdo fjalë e thënë nga kryeministri u jep krah trafikantëve për të marrë më shumë. E pamë sot se katër të vrarët ishin për drogën. Kjo do ta shkatërronte Shqipërinë. Në aspektin ekonomik nuk ka fitim se ka hapur Maqedonia dy vite më parë dhe nuk ka ndonjë zhvillim përveç depove që kanë kapur edhe ata për të mbushur Europën me drogë  Më duket si sinjal që kryeministri u jep trafikantëve për të mbjellë përsëri fushat me drogë.

Hapja e lojërave të fatit mund të jetë ndihmë për ekonominë?
Duhet të ndihmohen të gjithë sektorët dhe bizneset që po falimentojnë për shkak të mbylljes. Sa për populizmin që u mbyllën bastet, është idiotësi me brirë, të gjithë qytetarët, bastexihnjtë tani luajnë online dhe aktiviteti vijon njësoj apo më keq. Portalet janë online. Për më tepër nuk mblidhet asnjë taksë, më duket si prishje tregu nga Rama, por kjo është gjëja e fundit që duhet të mendohet sot. Por duhet një paketë për bujqit. Por edhe turizmin që përbën 26% të PBB. Kumari nuk ndihmon.

Ka PD-ja një plan për ringritjen?
Ne i kemi bërë publike. PD-ja e ka planin dhe e ka propozuar dhe kur të vijë momenti do të bëjmë propozimet e duhura, shumë shpejt do të kemi zgjedhje dhe do i japim drejtim pasi të marrim qeverisjen, por edhe para pasi të propozojmë të gjithë projektin tonë politik.

Ku ka mbetur çështja Babale?
Ne i kemi vendosur në dijeni të gjitha ambasadat e huaja dhe strukturat me sigurinë dhe rendin për skandalin e madh të përfshirjes në trafik droge të vëllait të ish-
ministrit të Brendshëm, trafikanti hyri në burg, ministri u largua, gjyqtarët që kaluan në vetting u shkarkuan. Situata vijon për shkak se një nga gjyqtarët në trupën e parë u largua nga vettingu.

Nëse apeli ju shpall fajtor?
Do ta vazhdojmë në cdo shkallë dhe do të fitohet nëse do të tregohet, unë besoj se Shqipëria ka gjyqtarë me integritet. Do të vijojmë deri në Strasburg.

Kemi një qetësi të re mes Presidentit dhe kryeministrit?
Qëndrimi jonë është i qartë, masat janë kamxhik i Edi Ramës për të kërcënuar qytetarët në këtë situatë, ndërsa qytetet janë plotë, izolohen vetëm qytetarët që kanë frikë shumë nga ligji. Presidenti nuk është përfaqësues i opozitës, gabim që shikohet si zë i opozitës. Nuk ka asnjë arsye sepse është zgjedhur nga PS-ja, në shumë raste, mbi 70% të rasteve ka qenë kundër qëndrimeve të opozitës dhe afër qeverisë.

Dhe kur ka menduar ti shërbejë kushtetutës është sulmuar duke thënë se është i opozitës. Ky është turp i madh, tani që i shërben Edi Ramës dhe shumicës, po themi, thuhet është i mirë dhe e kemi mjaltë, aty ku nuk i shërben themi se është i opozitës. Më duket një tymnajë e kotë, fakti që i ka dekretuar më duket si lëshim në këtë situatë të rëndë për të mos hapur një debat tjetër në këtë kohë kur duhet të përqendrohemi të njerëzit.

Jeni për protesta, ndërsa OBSH thotë shmangni grumbullimet?
OBSH ka dështuar në cdo element në menaxhim, thotë Trump dhe jam më i pritur të besoj presidentin e SHBA-së sesa një organizatë që nuk ka asnjë përgjegjësi. Në SHBA, por edhe Austri shoh që ka protesta, edhe në Itali. Nuk shoh që pandemia apo keqqeverisja, apo hyrja e virusit, ti shërbejë mos daljes së Ramës. Largimi i Ramës një orë e më parë do u jap më shumë të drejta qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar I revoltuar: 02/05/2020 13:30

    KUR DO FILLOJNE PROTESTAT KJO ESHTE PYETJA QE BEN POPULLI MOS U MERRNI ME GJERA SEKONDARE PROTESTA PROTESTA PROTESTA KJO DUHET TE JETE PERGJIGJA

    Përgjigju
  • KOPILI SHEGËS: 02/05/2020 11:27

    O salinjani kopil i lindur në hsurin e lopës po hik mor paçavure babale kambsle se je diskretituar keq e prap nuk zë mënd. Edi Rama me ju ri dhe 20 vjet të tjera në pushtet. Ju jeni të konsumuar keq jeni parti e dal nga kriminel e hajdut e s'keni shanc më në jet të jetve. Rac pler.

    Përgjigju
    • Sefa tafa: 02/05/2020 13:12

      Po si nuk ke turp ti qe del aty dhe thua qe qeverija ska mar masat e duhura . Po ne fillimet e para te virusit kur e gjith bota po mbyllej pra po kufizonte levizjet fytyra juaj bashk me ate qe gjoja esht president i bet thirrje popullit dhe u grumbulluat ne shesh . Turp turp per ju dhe dilni prap flisni brockulla aty . Ju duhet te ishit ne burg

  • Lalka i Radanecit: 01/05/2020 23:06

    Ss her te kam then o Salianj loqka ... rregullo haurin ku te pollen

    Përgjigju
    • Haha: 02/05/2020 11:19

      Lopa e polli ne ahur kete delenxhiun?

  • Koli: 01/05/2020 20:50

    Mjere PD qe po denigron akoma me ju. Jam i djathte, por me i djathte aktualisht ne Shqiperi eshte i gjati. PD me kalibra ala Salianji, eshte max. te 20%.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 01/05/2020 19:43

    Krimineli je ti o llum.o njeri I ulet .k**** burre. Me keta tipa do fitoj pd zgjedhjet. Idioter. Gjithe bota eshte ne lockdown na doli nje idiot si Salianusi I zgjuar. A te q**** racen e mutit .edi rames do I ruani b****.

    Përgjigju
  • Lor: 01/05/2020 19:30

    Shko morr ti zgjeps qe shan Lul Vashen neper Tr ter diten

    Përgjigju
  • Sifi: 01/05/2020 19:23

    Po te vuri Luli ne liste per zgjedhjet e 2021 ty ire babale mashtrues nuk do marr as 10 % te votave. Je i yrryer si mashtrues dhe servil dhe nuk ke asnje vlere si njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë