Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Toni Gogu.
Deputeti i PS-së, akuzoi Rithemelimin për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.
“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mirë SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.
Përgjigjen e mori nga deputeti i Rithemelimit Ervin Salianjin, i cili e krahasoi qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor të Shrekut dhe zemrën e princit, po te ky film vizatimor.
“Ju qeverisjen e keni si fytyra e Shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tillë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.
Lajmi kryesor:
Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
69.3%
-
Të panevojshëm
24.7%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 6553
Lajme të tjera
-
Rama mund të sillet si të dojë me emigrantët! Çështja është si po sillemi e si duhet të sillemi ne?
12 Maj, 10:32
-
Takimi në Athinë, Rama për median greke: Asnjë mesazh për rastin Beleri! Vizita s’është ndërhyrje në zgjedhje, teori konspirative
12 Maj, 09:58
-
LIVE - Turi me diasporën! Rama në Athinë, pritje në stadiumin 'Galatsi'! Klosi: Politika greke u përpoq të pengojë takimin, realizojmë votën e emigrantëve (VIDEO + FOTO)
12 Maj, 07:12
-
Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Greqia s'do ta ndalonte kurrë një lider të huaj të takonte bashkëatdhetarët e tij! Koha, jo e duhura
11 Maj, 22:03
-
Jakin Marena: Rama në Athinë, ekstremistët ‘grekë’ Berisha-Meta ‘plasin’ në Tiranë
11 Maj, 21:56
-
Lulzim Basha: Po të dëgjonte këshillat e mia, do ishte më mirë për Berishën, familjen e tij dhe për PD
11 Maj, 21:07
-
Mero Baze: Duajeni Shqipërinë, si Berisha, Greqinë
11 Maj, 20:20
-
Lezhë/ Zgjedhja për delegatët e Kongresit, Manja: Do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt
11 Maj, 15:32
-
Berisha si ekstremistët grekë: Vizita e Ramës në Greqi është provokacion! Nuk shkohet pa ftuar
11 Maj, 13:19
-
Takimi i Ramës në Athinë, Basha: Ka mbledhur 55 kryebashkiakë dhe u ka vënë kuota të mbushin stadiumin! U flijuan qytetarët për aministinë nga Rama-Bardhi
11 Maj, 12:28
-
Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të PS, Rama voton në Dajt! Veliaj në lagjen 13: PS e hapur për të rinjtë
11 Maj, 09:46
-
Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Qindra policë për sigurinë e tij! Shoqërohet nga 150 persona, mes tyre disa kryebashkiakë
11 Maj, 09:10