Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur pro procesit të primareve në mbledhjen e Grupit të PD. Report Tv ka zbardhur fjalën e Salianjit, i cili ka propozuar që të ngrihet një grup i përbashkët për zgjedhjen e kandidatëve. Ai ka theksuar se duhet të shmanget rruga e njëanshme.
“Asnjë demokrat nuk mund të kundërshtojë votën, primaret ose procesin ku anëtarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Procesi 1 anëtar një votë është në statutin e Partisë Demokratike kur ne ishim të bashkuar, primare quhen tani, pavarësisht emërtimit ne si parti i japim peshën votës. Mendimi im është që të votojë kush të dëshirojë se kryetari i bashkisë apo deputeti do përfaqësojë qytetarët!
Ajo që duhet diskutuar në kushtet e një konflikti dhe mosbesimi të thellë mes demokrateve, është kontrolli i procesit, shmangia e pilotimit, shmangia e manipulimit. Këtu të gjithë e dimë, por mbase se kemi thënë, listat kur ishim të gjithë bashkë ishin problematike, njësoj do kontestohen me çdo rast. Prandaj propozoj qe në bisedime te propozohen grupe te përbashkëta për drejtimin e procesit, grupe për regjistrimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve, hapjen e procesit te regjistrimit të simpatizantëve dhe vota ta përcaktojë më të mirin!
Interesi është ti japim demokratëve kandidatët më të mirë dhe të rikthejmë bashkitë tek qytetarët. Secili të lëshojë nga ego personale që jo vetëm demokratet por demokracia te marrë kuptim në këtë vend! Nëse ka propozime për sondazh apo për zgjerimin e bazës së testimit të kandidatëve edhe me mirë! Të dy pjesët të shmangin konfrontimet dhe ecjen në rrugë te njëanshme.
Lajmi kryesor: