TIRANE - Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka paraqitur disa përgjime të reja nga dosja hetimore për çështjen "Babale". Salianji, i cili është marrë i pendehur për këtë çështje, thotë se bisedat e përgjuara tregojnë afrimitet dhe njohje mes drejtorit të Fierit në vitin 2018, Albert Nushi, dhe Fredi Alizotit, personi që nga hetimet rezultoi të ishte imituesi i zërit të Agron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj që pretendohej se ishte pjesë e një audio-përgjimi për trafik droge. Salianji thotë se Albert Veliut, njohur si Babalja i janë ofruar shumë lekë për të ndryshuar dëshminë.
"Bashkëshortja dhe djali i Albert Veliut më kanë rrëfyer kërcënimet që kanë marrë dhe që nga dita kur janë publikuar përgjimet ata kanë shkuar të jetojnë në Bruksel. Në dijeninë time atyre nuk i është marrë dëshmi. Vetë Babalja ka dhënë tre dëshmi në Prokurori. PS i ka ofruar shumë para për të ndryshuar dëshminë. Babalja nuk e bënte dot ndërrimin e dëshmisë. Situata është skandaloze dhe po tentohet të kalohet në heshtje. Një prej tyre është drejtor në Fier dhe tjetri është transferuar nëndrejtor në Elbasan. Janë njerëz që i shërbejnë në mënyrë të tmerrshme vetëm partisë. Hetimet janë mbyllur. Më kanë çuar si të pandehur. Hetimet u mbyllën për shkak se unë ankimova vendimin. Unë kam marrë përsipër në emër të Partisë Demokratike. Unë kam marrë përsipër mbrojtjen e tij. Unë e kam takuar 'Babalen' shumë herë dhe i kam dhënë garancinë për publikimin. Ne u detyruam që të bënim një intervistë dhe e transmetuam ne në PD që atij të mos i ndodhte gjë. ", tha Salianji.
FAKTET/ Pse përgjimet nuk ndryshojnë rrjedhen e deritanishme te hetimeve
Përgjimet, një pjesë të të cilave Salianji i publikoi në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" mbrëmjen e kësaj të hënë, tregojnë se Fredi Alizoti, kunati i "Babales", ka komunikime telefonike me drejtorin e Policisë së Fierit në atë kohë, Albert Nushi. Bisedat telefonike, të cilat janë përgjuar nga Prokuroria, i përkasin periudhës qershor 2018 dhe disa telefonata të tjera në muajin gusht të 2018-ës. Të gjitha këto biseda telefonike janë bërë pas 1 qershorit 2018, pra pasi Fredi Alizoti kishte rrëfyer gjithçka në prokurori. Këto telefonata që PD-ja i paraqet si prova të forta kundër vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, në fakt kthehen kundër saj, pasi komunikimet janë të gjitha pasi Fredi Alizoti ka dëshmuar në Prokurori.
29 Maji 2018 është dita kur Fredi Alizoti ka marrë në telefon sallën operative në Policinë e Fierit duke treguar se do të flasë të vërtetën e skandalit të përgjimeve "Babale". Burime pranë ish-drejtorit të Policisë së Fierit thonë se para kësaj date, nuk ka pasur asnjë njohje apo kontakt mes Albert Nushit dhe Fredi Alizotit. Të gjitha komunikimet janë në fillim të muajit qershor 2018, kur Alizoti kishte treguar gjithçka, pra që ishte zëri i tij në audio-përgjimin ku pretendohej nga PD përfshirja e Agron Xhafës.
Edhe sipas hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, nuk ka pasur asnjë kontakt telefonik mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të Policisë së Fierit në atë kohë, Albert Nushit, i cili aktualisht mban postin e zëvendësdrejtorit për Rendin në Policinë e Elbasanit.
Të njëjtat burime pranë ish-drejtorit të Fierit, thanë për Shqiptarja.com se telefonatat e muajit gusht 2018 që Ervin Salianji i publikoi sot në "5 Pyetjet nga Babaramo", janë bërë sepse Fredi Alizoti i kërkonte mbrojtje drejtorit Nushi, duke pretenduar se ndihej i kërcënuar dhe kishte nevojë për lekë. Kujtojmë se dosja "Babale" mori përmasa të mëdha duke u kthyer në një akuzë të fortë të PD-së kundër ministrit të Brendshëm në atë vit Fatmir Xhafës, ndërsa vetë personazhi që doli të rrëfente historinë Albert Veliu, shkoi në Kosovë për të kërkuar azil politik me argumentin se i rrezikohej jeta.
Burimet, saktësuan se në pjesën e telefonatave të përgjuara ku flitet për pará, Fredi Alizoti i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi, lekë për të fjetur në hotel. E ka telefonuar vazhdimisht drejtorin Nushi duke i kërkuar mbrojtje por edhe ndihmë me lekë. Theksojmë, se të gjitha këto komunikime mes tyre janë bërë pas rrëfimit në prokurori të Alizotit. Më herët mes Albert Nushit dhe kunatit të "Babales" nuk ka pasur asnjë njohje dhe komunikim.
Çdo drejtues i policisë në momentin që merr këtë post të rëndësishëm, firmos një kontratë përmes së cilës është e njohur se për efekt të punës apo hetimeve të ndryshme, numrat e policisë që mbajnë drejtorët, vihen në përgjim. Burime pranë ish-drejtorit të Fierit, thanë se Albert Nushi, gjatë gjithë kohës ka qenë në dijeni të faktit që numri i tij i punës 069 41 10 316 dhe numri tjetër 069 20 68 747 kanë qenë në përgjim. Këto janë dy numrat e drejtorit me të cilat sipas hetimeve, ka komunikuar me Alizotin.
Fredi Alizoti ka telefonuar sallën operative më 29 Maj 2018, ndërsa pasi është paraqitur në Prokurorinë e Fierit, ai është dërguar në Prokurorinë për Krime të Rënda ku edhe ka dëshmuar, për shkak se atje kishin nisur hetimet duke qenë se përflitej emri i vëllait të një ministri. Tashmë hetimet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës pas mbërritjes së ekspertizës britanike ku rezultoi se përgjimi ishte i modifikuar dhe se zëri në audio-përgjim nuk ishte i Agro Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Albert Veliu tashmë ndodhet në Hungari, shtet i cili ka refuzuar ta ekstradojë në Shqipëri, ku është i pandehur nga Prokuroria e Tiranës, për kallëzim të rremë. Bashkë me të në hetim është edhe vetë ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ka bërë publike edhe përgjimet përmes së cilave pretendon se Alizoti është detyruar dhe paguar të japë dëshmi të tillë, sikur zëri në audio-përgjimin ku pretendohet se flet Agron Xhafaj, është i tij.
Albert Veliu u arrestua dy muaj më parë në Hungari pasi u arratis nga kampi i azilkërkuesve në Kosovë ku qëndroi për disa muaj në pritje të statusit të azilantit politik. Prej më shumë se 2 javë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka marrë atë të pandehur së bashku me Salianjin dhe Fredi Alizotin me akuzën e kallëzimit të rremë. Bashkë me ta, në hetim është edhe gazetari Jetmir Olldashi, i përfshirë në këtë çështje.
Pergjimet te publikuara nga Saljanji gjate emisionit "5 pyetje nga Babaramo"
29 Gusht 2019 (Ora 08:42)
Berti: Fredi
Fredi: Hë, vlla
Berti: Ça po bën, o?
Fredi: .......... ja pijmë kafe
Berti: Si ke qënë?
Fredi: Mirë. Çar bëni ju?
Berti: Mirë. Mirë ke qenë ti? Nga shpia mirë?
Fredi: Mirë, mo, mirë.
Berti: Nga e more vesh se kush jam unë?
Fredi: Alo, nuk dëgjoj ore.
Berti: Ku e more vesh se kush jam unë?
Fredi: Ku e di unë, si Ledi më dukesh ti o vëlla.
Berti: Si kush?
Fredi: Si Ledi.
Berti: Mirë, po ku të ta japi Ledi një birrë ty?
Fredi: Ëë?
Berti: Ku e do një birrë?
Fredi: Ore, kush je ti tani një herë?
Berti: Jam Berti, ore, Berti.
Fredi: Aaa, ok.
Berti: Mirë. Ç’kemi, si ke qënë?
Fredi: Po mirë, shtyjmë.
Berti: Ke pasur ndonjë problem?
Fredi: Ëë?
Berti: Ke pasur ndonjë problem?
Fredi: Po jo, mo jo.
Berti: Ku do ta pijmë një birrë, por që të jesh i qetë.
Fredi: I qetë jam unë, i qetë.
Berti: Jo, jo, që të ndihesh ti qetë, thashë. Ku? Në çfarë vëndi?
Fredi: Ore, kush Bert je ti tani, se kam shum Berta këtu.
Berti: Bert Nushi.
Fredi: Ëë?
Berti: Drejtori o vëlla, drejtori.
Fredi: Ëë?
Berti: Drejtori.
Fredi: Oo, po, të mora vesh. Jam për Tiranë tani.
Berti: Je për në Tiranë?
Fredi: Jam për Tiranë, tani, edhe më fal, ëë?
Berti: Ke ndonjë punë urgjente, çar do .....
Fredi: Jo ore ti rrofsh, faleminderit, por unë jam në Tiranë tani. Prandaj të pyeta. Kur të të marr në telefon unë ty?
Berti: Aa, je në Tiranë ti?
Fredi: Po. Në Tiranë, për zotin.
Berti: Ou, po ku, në çar vëndi je në Tiranë?
Fredi: Ja do ta thotë vllai tani, sa zbrita te Shqiponja që merr Tiranën e Re, lokali i parë, kam marrë një kafe.
Berti: Ashtu, ë?
Fredi: Ee.
Berti: Mirë, po erdha unë, do vij unë të jap një kafe, po qe se ashtu, do të dërgoj dikë aty. Mirë o?
Fredi: Urdho?
Berti: Po qe se do kem mundësi të nisem unë nga Fieri, do vij unë.
Fredi: Po.
Berti: Po, sa do rrish në Tiranë ti?
Fredi: Unë sot ktu jam.
Berti: A, je sot aty ë?
Fredi: Ee. Pse ka ndonjë gjë?
Berti: Po hiç o, donim të të pyesnim o vlla, a ke pasur ndonjë problem, ke pasur ndonjë shqetësim?
Fredi: Kam pasur një. Ta them unë, se s’ta them në telefon, po hajt.
Berti: Epo prandaj, s’doja të flisja në telefon unë.
Fredi: E ke parasysh vetë ti.
Berti: Do që të vij në Tiranë, të të takoj?
Fredi: Hajde, o vlla, hajde.
Berti: Mirë, ok.
Fredi: Hajt, se numrin e kam unë, mirë?
Berti: Mirë.
Fredi: Më fal se s’të njojta, o vlla.
Berti: Po jo ore, jo, çar problemi ka. Nuk ka problem.
PERGJIME 29 Gusht 2018 (Ora 08:50)
Berti: O Fredi
Fredi: Po
Berti: Ça pune ke në Tiranë ti? Ose më mirë, çar ore ke të lirë ti që të vij unë të takoj në Tiranë.
Fredi: Kur të duash ti o vlla. Unë do ta bëj një qokë. Kur të duash ti, bëmë zile.
Berti: Po, domethënë, mbas orës 12 bëhet?
Fredi: Po. Hajt, mo e vri mëndjen fare.
Berti: Atëherë po e lëmë 12 deri në 1, mirë?
Fredi: Në rregull, po o vlla, hajt kalofsh mirë.
Fredi: Po, çar ke?
Berti: Përshëndetje. Erdha unë, ku je ti? Ku do të takohemi?
Fredi: Ta Pazari i Ri, jam o vlla.
Berti: Te Pazari i Ri.
Fredi: Po.
Berti: Atje, ku u ndamë atë natë?
Fredi: Urdho?
Berti: Atje ku u ndamë atë natë që ishim bashkë, apo jo?
Fredi: Jo, jo. Jam ktu posht unë o vlla, te 9-katëshi, te Pazari i Ri.
Berti: Te 9-katëshet, aty?
Fredi: E, te 9-katëshi kur vete lart për te Pazari i Ri.
Berti: Ku ka qënë VEFA dikur?
Fredi: Bravo, pa vajt te VEFA, në krah të djathtë.
Berti: Ok, të mora vesh, ja erdha.
Fredi: Hajt.
Salianji: Këto janë përgjime zyrtare të Prokurorisë së Shtetit shqiptar.
Kjo është data 08.06., pasi dëshmitari i fabrikuar Fredi Alizoti ka dhënë dëshminë sipas porosisë së dhënë nga qeveria. Ky numri me 316 në fund, është numri i Bert Nushi, Drejtor i Policisë Qarku Fier, zyrtari më i lartë dhe një prej njerëzve që duhet të jetë më korrektë në raport me ligjin.
Si komunikojnë këta, vetëm në një prej përgjimeve telefonike, ora 12:28 e natës, 00:28, pra për të kuptuar se si funksionon shteti dhe ligji. Ta dëgjojmë:
Pergjimet 8 Qershor 2018 (Ora 00:28)
Berti: Fredi
Fredi: Urdho
Berti: O vlla
Fredi: Hë, o burr
Berti: Mir?
Fredi: Si më le rrugëve kështu? Dhe ai prokuror
Berti: Ku je ti, o? Ku je?
Fredi: Dëgjom mua. Dëgjom mua, të flas. Do më dëgjosh mua të flas tani.
Berti: Po ku je ti? Ku je?
Fredi: Do më dëgjosh mua të flas, se atë që kam...
Berti: Po ku je, se nuk...
Fredi: Po dëgjom mua, të thash. Atë që kam nis ...
Berti: Po ku je tani? Je në Fier, apo ku je?
Fredi: Unë jam në Tiranë tani.
Berti: Po mir, shum mir.
Fredi: ...... unë atë që e kam nisur nuk e kthej më mbrapa. Më foli mua, nesër në mëngjes më tha mua, mos më bëj mua se jam prokuror...
Berti: Dëgjomë mua, Fredi, dëgjomë pak mua.
Fredi: ......... E kam marrë përsipër Gramozi këtë ...
Berti: Fredi, Fredi
Fredi: Më dëgjon çar të them ore. Unë nuk di si më lini në rrugë juve mua kështu...
Berti: Fredi
Fredi: Dëgjomë mua, e ka marrë në dorë Gramozi këtë punë, Fola me Gramozin se i bëj parapritat para unë, jam i zgjuar
Berti: Mirë, më fal. Jam në një vendngjarje tani Fredi.
Fredi: Dëgjomë mua tani.
Berti: Më thuaj, çar do?
Fredi: Unë jam ... dua diçka ... se jam në rrugë unë
Berti: Hë, më thuaj çar do?
Fredi: Jam ku më le radhën e parë.
Berti: E çar do nga unë?
Fredi: Do më dërgosh një njeri që të flas diçka.
Berti: Mirë, tashti unë nuk jam në Fier, jam në një ngjarje, jam në Ballsh.
Fredi: Më dëgjo tani, do më çosh një njeri për 10 minuta, çerek ore.
Berti: Po.
Fredi: E mban mënd ku më ke lënë?
Berti: Po mbaj mënd o burrë, po tashti
Fredi: Do më dërgosh një njeri dhe jepi numrin e telefonit
Berti: Po, po, patjetër. Po të lutem tashti, se unë ka rrezik të mos më kapë dhe telefoni, se jam në një vënd këtej nga Ballshi.
Fredi: ............
Berti: Po, po, do të nis një njeri unë aty, me lekë.
Fredi: E more vesh, e kape. Ej, jam në mes të rrugës.
Berti: Po, po, të kuptoj.
Fredi: Hajt, faleminderit.
Këto nuk janë përgjime të prokurorisë, sepse prokuroria nuk mund t'iu japë juve zotërinj denoncues programin e plotë që ju keni dhe që e shfaqni për publikun. Këto janë aparaturat dhe përgjimet tuaja, që fatkeqësisht drejtuesi juaj shpirtëror i ka shumë për zemër. Hobi i tij është të përgjojë non-stop të gjithë. Por, fajin në këtë rast nuk e keni ju, që aplikoni prej dekadash praktika të paligjshme, por e kanë fajin ata që ju tolerojnë juve në krimet tuaja. Tolerimi është bashkëpunim. Dhe bashkëpunimin qytetarët shqiptarë e kanë ndëshkuar gjithnjë me votë.
Përgjigjuo babale 1 2 3 boll o fytyr beb. lat nom ti je i pandehur per babale o idiot
PërgjigjuSalianji si mashtryes sakrifikoj veten vetem per te oas besimin e Lulit Ky fo futur ne burg qe ti vine mend ,se per pune nuk eshte pir vetem per mashtrime neowrmjet pergjimeve te rrene
Përgjigju