Salianji rrezikon burgun për ‘Babalen’, të hënën e 4 korrikut seanca gjyqësore në Apel! Alibeaj, mesazh deputetëve: T’i gjendemi pranë, proces i orkestruar politikisht

Salianji rrezikon burgun për ‘Babalen’, të hënën e 4 korrikut seanca gjyqësore në Apel! Alibeaj, mesazh deputetëve: T’i gjendemi pranë, proces i orkestruar politikisht

Ervin Salianji dhe 'Babalja'

Të hënën e 4 Korrikut pritet të zhvillohet në Gjykatën e Apelit të Tiranës seanca ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga gjykata e shkallës së parë. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen "Babale". Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti.

Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e shkallës së parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. Për t’i shprehur mbështetjen Salianjit në këtë moment, kreu i  Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj u ka nisur një mesazh deputetëve duke u kërkuar të jenë të pranishëm në sallë dhe e ka cilësuar procesin orkestrim hakmarrës politik.

“Përshëndetje kolegë! Ndoshta jeni ne dijeni që te hëne, date 4 korrik ora 2 ne Gjykatën e Apelit zhvillohet gjyqi nga kolegut Salianji. Siç dihet dhe siç është bere publike, e gjithë ngjarja dhe procesi gjyqësor vijues janë një orkestrim hakmarrës politik i pastër nga qeveria dhe eksponentë  politike te mazhorancës. Është detyrim se pari njerëzor e pastaj edhe politik qe se paku deputetet tanë anëtare të Komisionit të Sigurisë të jemi te pranishëm ne sallë ditën dhe orën e gjyqit”, thuhet në mesazhin që Alibeaj i ka dërguar deputetëvve, të cilin Report Tv e ka siguruar.

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi shpallen fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • korrupisioni: 03/07/2022 17:16

    salian do te shpetoje ONM ,teo xhposi , tefta bungo . roland ilia , osi komici . e te tjere e te tjere ,te keto ankohu salijan . se keto do te hqin burgun salian , ose coej ne gjykate kushtetuse te gruaj e alibut, ose thuja talant ballese qe te shpetoej , salian duhet te behet qefi qe po mte vazhdon gjygji se te tjret ken me vite qe presin dhe sju del data , hahahha salian e hengre

    Përgjigju
  • juristi: 03/07/2022 14:38

    o salian shko e votoje perseri ligjet e ramese , ose shko ankohu te kpk , per gjygjtaret e tu . se ndoshta te bejn ndere me qe i shtyve afatet e vetingut . ose shko te . teo xhops

    Përgjigju
  • FLAMURI PA BISHT: 03/07/2022 12:37

    O salinjan po tani çfar do thuash o çuni i Shegës e i traktoristit. Apo do sajosh ndonjë pisllik tjetër. Po Grida Sumën kujt do ja lesh po shkove për pushime te 7 penxheret ? ? ?

    Përgjigju
  • Iris: 03/07/2022 03:12

    /Orkestrim politik/e quan Alibeaj procesin!Po montazhit qe kurdisi Salianji & Co.si t'ja veme emrin?! Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,tani u thote milititanteve t'i shkojme ne gjyq,si dikur ne kohen e diktatures,kur mbusheshin sallat me militante partie.

    Përgjigju
  • Niku: 02/07/2022 23:54

    Sa per te qeshur ...Keta te shqupit sa here qe ndodhen para gjykates thone qe eshte e orkestruar politikisht sepse shqupi duhet te kete gjithmon te drejte,, saljanji meriton sapunin per griden mendoj une.

    Përgjigju
  • Bureto: 02/07/2022 21:47

    Ali Beu! Si bashkepunetor ti dhe Bylyk Bashi, jeni bashkefajtore me Salianjin në çeshtjen e shpifur "Babale". E pse duhet te jeni ne gjyq ne 4 karrik, qe t'i beni presion psikologjik drejtesise? Ju te dy (te tre bashke me mashtruesin e denuar) jeni juriste, pse nuk e lini gjykaten te marre vendim dhe pastaj diskutoni sa te doni, eshte apo jo gjyq 'politik'. Çeshtja "babale", eshte gjykuar ne themel ne shkallen e pare dhe Ervin Salianji eshte denuar nga gjykata me burg. Tani prisni me durim Apelin. Po humbet ankohuni ne Gjykaten e Larte, po fituat hallal salianjit dhe partise se mashtruesve, shpifesve dhe bombave molotov. Paçka ne kete rast gjykimin dhe ndeshkimin me te drejte ua jep elektorati qe ua ka treguar vendin. Gjithsesi qysh me denimin e dhene nga shkalla e pare, morali juaj (dyshoj se e keni nje te tille) e kerkonte qe Salianji te mos ishte ne listen e kandidateve per deputet ne zgjedhjet e 25 prillit 2021.Si do te silleshit ju në nje rast te ngjajshem? Me siguri si keni bere gjithmone, duke hyre neper gjykata e komisariate per te shpetuar kamikazet tuaj, dhe per fat te keq me gjykatat dhe gjykatesit qe i kontrollonit nëjo pak raste ia keni arritur. Ama tashme, edhe ju e dini mire se dielli juaj, sa i perket drejtesise, po perendon. Të gjithe te barabarte para ligjit, apo jo zoterinj juriste!

    Përgjigju
  • Babale: 02/07/2022 21:45

    Te vendi o vella te behesh si Grida per shoket e ajrimit se mezi po te presim

    Përgjigju
  • Tma rush sumën: 02/07/2022 21:35

    U komentua u komentua o qen bir qeni.

    Përgjigju
  • ZENEL Grenxa: 02/07/2022 21:34

    O babale o salinjani hale tu mblodh öitari o salinjani rrot karri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë