Ervin Salianji që në fillim të revoltës të tij kishte artikulim politik, dialektik politike, por disa "analistë" thoshin se nuk ka një platformë politike! A thua problemi është hartimi i një platforme! Platformën politike mund ta bëjë edhe një politikan mediokër, por betejën politike pak kanë kurajë ta bëjnë si sfidë përballë një lidershipi me përmasa dinozauri për shkak të kohës e pushtetit që ka pasur e vazhdon të ketë!
Po çfarë rëndësie na paska pasur platforma e Salianjit nëse ai as nuk mund të marrë pjesë në garë? Pra, a më shumë rëndësi ka beteja politike që të krijosh kushte të barabarta për garë, sesa të shkruash një platformë që as nuk të lënë ta shpalosësh?!
Këta "analistë" e konsiderojnë veten si pjesë të një komisioni akademik dhe çdo i ri që tenton të bëhet lider duhet të bëjë një temë diplome se si duhet t'a bëj politikën dhe vetëm pasi të marrë vlerësim e këtij komisioni, atëherë certifikohet nëse duhet apo jo ta vazhdojë betejën e tij!
Ngjarjet prodhojnë lider e liderët shpesh prodhojnë ngjarje! S'kam dëgjuar në asnjë rast në botë as para '900 as sot që dikush të jetë bërë lider i suksesshëm, sepse ka hartuar platforma apo projekte politike e mundësisht siç e kërkojnë këta "analistët" tanë që t'a bëjë të shkruar dhe t'a verifikojnë këta si komision akademik për t'a vlerësuar të suksesshme apo jo!
Elisa Spiropali ka dialektikë dhe teza politike, por përsëri të njëjtët "analistë" po thonë se ajo nuk ka projekt politik! Po ku ka projekt politik pa betejë politike! Në fillim fillon beteja dhe në momentet finale artikulohet platforma! Njerëzit e mbështetin politikanin për aksione, për betejë dhe për kurajë dhe jo për platforma duke e konsideruar si je temë diplome universitare!
Atëherë, mos vallë edhe këta "analistë" që asgjë nuk i bind, nuk kanë hall tjetër veçse të demontojnë e lincojnë çdo nismë apo betejë politike që prek status quon? Shpesh po këta analistë kanë një konfuzion ndoshta të qëllimshëm mes betejave politike të një politikani dhe punon e një profesori që mund të bëjë një autor! Politika është mjedis i egër dhe nuk është universitet me rregullore dhe etikë akademike!
Ka një linjë të disa analistëve që çdo risi duan ta dëmtojnë që në lindje me qëllimin që t'a pengojnë që të mos ngrihet në këmbë dhe të fillojë të ec në mënyrë të pavarur drejt sfidave të reja!
Ka gjasa që "analistët" të kërkojnë e të dinë strategjinë politike që mund të ketë Ervini për të mundur Berishën apo projektin politik që mund të ketë Elisa për të demontuar Ramën! Nuk është aspak çudi që të kemi edhe pretendime të tilla! Sigurisht analistët tanë në cilësinë edhe të strategëve ushtarakë do të bënin vlerësimin nëse mund të jenë fitues apo humbës!
Komente












Elisa nuk eshte e besueshme, ashtu si edhe Ditmir Bushati njehere e njekohe, sepse "ngriti" zerin sapo u shkarkua! Me Salianjin ndryshon puna. Ai ka nje kauze dhe ka nisur nje aksion politik me takimet ne baze. Prandaj eshte edhe i besueshem. Vetem dicka nuk shkon me Salianjin. Prirja e tij per te mos dale nga rreshti i PD-se (pjesarrja ne mitingje edhe pse ne trotuar, kembengulja per te "konkuruar" perballe Berishes, etj) Salianji duhet te themeloje levizjen e tij demokratike me mbeshtetesit qe ka ne baze. Per kete levizje serioze opozitare ka nevoje urgjente demokracia shqiptare te cilen e kane kapur per fyti dhe po e mbysin sebashku Rama dhe Berisha! Loni
Përgjigju