Saliu nuk bëhet dot Fatos!

Saliu nuk bëhet dot Fatos!

Sali Berisha

30 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë i hiqte imunitetin Fatos Nanos, kryetar i Partisë Socialiste, me një akuzë të sforcuar që më vonë rezultoi fiasko. Skënder Gjinushi, n’ato mote aleat i Berishës vinte me vrap që të votonte heqjen e imunitetit, ç’ka dukej qartazi që po i printe arrestimit.

Në ndryshim nga Berisha që tundi lagjen ku është salla e Kuvendit, Nano e priti me qetësi verdiktin edhe pse e dinte që më pas vinin hekurat. Hekura që nuk vonuan nën akuzat e një prokurorie të dirigjuar nga Berisha.

30 vite më vonë, pavarësisht se nuk e thotë, Berisha mendon të ripërsërisë rastin e Fatos Nanos duke u ringritur nga hiri, vetëm se historia ka radhën të shfaqet si komedi pasi tragjedinë e konsumoi Fatos Nano.

Ndryshe nga Nano, Berisha po bërtet si ai që në mes të pyllit i nxirrte frikën vetes me britma, megjithëse ka shumë të ngjarë që ndalimi do bëhet në shtëpi dhe jo si Nano që përjetoi burgun e egër të Bënçës.

Ndryshe nga Nano, frika e Berishës po e bën qesharak dhe e kthen në figurë memesh.

Ndryshe nga Nano mbi të cilin akuza ishte e sajuar, në kurriz të Berishës janë si akuza një mal parash, pallatesh e kullash dhe gjaku.

Ndryshe nga Berisha, Nano kishte mbështetjen e një partie e cila e ktheu burgun e tij në kauzë, kurse Berisha ka mbeturinat e një partie të shpartalluar, pjesëzat e së cilës po tkurren përditë.

Ndryshe nga Berisha i cili ka në ekip një turmë laramanë pleqsh ose të fandaksurish, Nano kishte një skuadër intelektualësh si Dritëro Agolli, Namik Dokle, Bashkim Zeneli, Luan Hajdaraga, Fatmir Kumbaro dhe të rinjsh si Ilir Zela (nga të rinjtë po përmend vetëm këtë pasi nuk mori asnjë njollë korrupsioni në 30 vite), dhe shumë të tjerë që nuk kishin asnjë hije në të shkuarën e tyre, përkundrazi ishin intelektualë të dorës së parë.

Ndryshe nga Berisha, Nano nuk kishte një të kaluar të mbushur me histori korrupsioni dhe vrasjesh.

Ndryshe nga Berisha që i dolën në përkrahje vetëm disa dhjetëra fanatikë, Nano kishte mitingje ku pjesëmarrja kapte shifra të banorëve të Tiranës.

Ndryshe nga Berisha që duhet të mbrohet nga e shkuara e tij, Nano po bëhej viktimë e të shkuarës së forcës politike që përfaqësonte. Falë Fatos Nanos dhe bashkëpunëtorëve të tij, ia dolën që nga një skuadër që vinte era molë, ta kthente në një ekip fitues që ende sot humb kampionatet vetëm kur do vetë. Ndërkohë Berisha mori një ekip kampionësh dhe e ktheu në skuadër katundi.

Ndryshe nga Berisha, Nano idoli të linte pas një ekip që nuk i shërbente atij por forcës politike që përfaqësonte. Berisha po lë pas një skuadër familjare.

Tridhjetë vite më vonë Fatos Nano shijon pensionin pasi qeverisja e tij ishte e tillë që i mundësoi mirënjohjen për atë që bëri dhe indulgjencën për atë që gaboi. Ndërsa Sali Berisha po ikën nga skena me një emër të vrarë dhe pa mundësi apelimi. Dhe ky është dënimi më i madh për një politikan./dritare.net

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teti: 22/12/2023 14:43

    Mire mire, limoje gjuhen si lepires model i mendereve korruptive komuniste.

    Përgjigju
    • I. Lir: 22/12/2023 23:27

      Ueeee...po mir per pallatet qe i dolen 17...po mendere sa paska ky komunisti Salih qe ja lepin ky komunisti i vockel Tan Tan Hileqari mo...??? A mund ti kesh numuruar o Teti..???

  • Tami: 22/12/2023 14:07

    Shume bukur dhe sakte krahasimi midis dy liderve te forcave te ndryshme politike z. Hila! Ju falenderoj!

    Përgjigju
  • gaqo: 22/12/2023 13:58

    mut njeri e mut tjetri kumarxhi drogaxhinj e hajduter ka pase shqiperia per udheheqes mbas renies se diktatures komuniste ,prandaj nje buldozer i fuqishem per ti shdukur nga histiria e sjqiperise nuk mjafton keta kalldauker

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje