Sallabanda: S' ka vend për panik, shkollat duhet të qëndrojnë të hapura! Vaksina e gripit të bëhet nga të gjithë

TIRANË- Ardhja e gripit mund ta rëndoje edhe më tepër situatën e COVID-19, ndaj e gjithë popullata duhet të bëjë vaksinën e gripit. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda.

“Ardhja e gripit dhe hapja e shkollave po ashtu mund të na e rëndoje situatën. Por kemi dy probleme që nuk mund ta evitojmë. Shkollat duhet të hapen dhe duhet të vazhdojnë mësimin. Nuk mund të humbim një gjeneratë të rinjsh që mos të shkojnë në shkollë. Duhet të marrim masa që shkollat të mos jenë një vend infektimi, por nxënësit të kontrollohen. Kështu që edhe pse ka pasur protesta duhet të marrim të gjitha masat që mos të kemi një vit arsimor të humbur. Po të flasim për problemin e gripit do të na e rëndoje situatën siç e ka rënduar çdo vit. Mbi të gjitha me problemin që kemi me diagnozën diferenciale midis COVID dhe gripit të zakonshëm. Për këtë arsye duhet të bëjmë një vaksinim masiv me vaksinën e gripit të gjithë popullatës", tha Sallabanda. 

Fëmijët nuk përjashtohen nga infektimi tha Sallabanda. E gjitha varet nga shëndeti, pasi mund të ketë të rinjë me strukturë gjenetike njëlloj si të një moshuari.

“Para disa ditësh në Francë humbi jetën një fëmijë i vogël. Në studimet që janë bërë sëmundja jep efektin sipas organizmit. Nëse struktura gjenetike e një të riu është si e një të moshuari, fataliteti është njësoj. Nuk është e thënë që moshat e reja nuk kanë rrezik pasi varet nga organizmi gjenetik. Të gjitha moshat janë në rrezik. Varet nga struktura gjenetike.  Tani kemi filluar të nxjerrim konkluzione. Ndoshta do na duhet dhe disa muaj të tjerë  të analizojmë të dhënat se si mund ta trajtojmë COVID-19”, u shpreh mjeku. 

Për sa i përket vaksinës, Sallabanda tha se ende duhet kohë për të dalë, por deri atëherë janë vetëm tre elementë që mund të na mbrojnë nga COVID-19. Ato janë ruajtja e distancës, higjiena dhe mbajtja e maskës. Ndaj ai kërkoi respektimin e tyre.

“Unë nuk mendoj se ka një situatë paniku, është një situatë e re e një vale të COVID-19. Nuk duhet të kemi panik sepse jemi më të mbrojtur se më parë, por duhet të jemi të kujdesshëm. Për situatën që është krijuar ne po bëjmë izolim selektiv. Aty ku ka më shumë të prekur. Studimet që janë bërë për ato që nuk kanë shenja klinike por janë COVID pozitiv kanë kapacitet infektues. Duhet të izolohen. Një nga vaksinat po prodhohet në Spanjë. Vaksina për të qenë më efikase nuk mund ta kemi përpara 3 mujorit të parë të vitit 2021. Vaksina duhet të bëhet. Këtu po bëhet marketing dhe politikë. Ka shumë vaksina që janë në fazën e tretë dhe nuk kanë dhënë efikasitet. Unë do të ju rekomandoja nga sot derisa të kemi vaksinën kemi vetëm 3 elementë që mund të na mbrojnë nga COVID. Distanca, higjiena dhe mbajtja e maskës”, shtoi në fund mjeku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë