Sallatë me bollgur
Përbërësit:
- 250 gr bollgur
- 100 gr djathë të bardhë
- Sallatë miks jeshile
- Kokrra shege
- Uthull shege sipas dëshirës
- 1 tufë majdanoz
- Gështenja sipas dëshirës
- Vaj ulliri
- Lëng limoni
- Kripë, piper i kuq
- Përgatitja:
Fillimisht vendosim bollgurin të ziejë në ujë me kripë, më pas e lemë të ftohet dhe e vendosim në një tas qelqi ku shtojmë djathë të bardhë të prerë në kubikë, lloje të ndryshme sallatash, gështenja të ziera dhe kokrra shege. Në fund e marinojmë me vaj ulliri, pak uthull, lëng limoni, kripë dhe piper.
Komento