Sallatë me lakër dhe proshutë
Përbërësit:
- 400 gr lakër
- 2 karrota
- 200 gr proshutë
Per salcën marinuese:
- 200 ml vaj
- 1 vezë
- 2 lgj lëng limoni
- 2 lç uthull
- 3 lgj mustardë
- 200 gr kos i trashë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim lakrën hollë, e vendosim në një tas sallatiere ku shtojmë karrotën e grirë në rende dhe proshutën e prerë në shirita. Përbërësit e salcës marinuese i trazojmë mirë në një blender dhe më pas ia shtojmë sallatës.
Komento