Sallatë me thjerrëza dhe arra

Përbërësit:

60 gr thjerrëza

2 gjethe dafinë

2 degë selino

2 lugë gjelle mjaltë

Pak spec djegës

Pak kurkuma

Pak ujë (1 lugë)

80 gr arra

1/2 tufë sallatë jeshile

100 gr djathë i bardhë

1 degë mente

1 degë borzilok

1/2 tufë majdanoz

3 lugë gjelle uthull

2 lugë kafe mjaltë

4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Në një tenxhere me ujë të bollshëm vendosim thjerrëzat, selinonë dhe 2 gjethe dafine dhe i lemë të ziejnë në temperaturë të ulet për 20 minuta.

Ndërkohë në një tas vendosim 2 lugë mjaltë, pak spec djegës të copëtuar, pak kurkuma dhe pak kripë. Mund të shtojmë dhe 1 lugë ujë derisa të na formohet një pastë e trashë. Më pas me këtë salcë përziejmë arrat që ato të vishen mirë dhe i vendosim në një tavë të vogël ku kemi vendosur një letër pjekje. I vendosim arrat në furrën e parangrohur për 15-20 minuta, gjatë pjekjes i përziejmë derisa ato të marrin një ngjyrë të verdhë të theksuar.Ndërkohë kullojmë thjerrëzat dhe i vendosim përsëri në tenxhere duke larguar gjethet e dafinës. Përziejmë në një tas uthullën me 3 lugë vaj ulliri, 2 lugë të vogla mjaltë, kripë dhe piper të zi. E trazojmë mirë dhe e shtojmë tek thjerrëzat që janë akoma të ngrohta dhe i mbulojmë me kapak në gjysmë. Sallatën jeshile e vendosim në një pjatancë. Më pas grijmë nenexhikun, borzilokun dhe majdanozin dhe e shtojmë në tenxheren me thjerrëza dhe selino. I trazojmë mirë dhe më pas i vendosim thjerrëzat mbi sallatën jeshile, shpërndajmë më pas arrat e pjekura dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar.