Përmes rrjetit social “facebook”, Samanta ka postuar disa foto, ku ajo është shprehur e lumtur por edhe e trishtuar në të njëjtën kohë, mes këtyre fëmijëve që ajo që u mungon më shumë është dashuria.
"Sot kalova një eksperiencë që edhe më gëzoi, por edhe më trishtoi pak. Këta engjëj nuk mund ta kenë asnjëherë dashurinë e nënës, por mund të kenë pak nga vëmendja dhe dashuria jonë..." ka shkruar ajo në komentin që shoqëron foton.
Përmes këtij gjesti human, Samanta iu ka bërë thirrje të gjithëve që herë pas here të kthejnë kokën nga ata për t’ju dhuruar dashuri.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
