Takimi mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Berlin, kishte një hyrje aspak formale.
Duke qenë se ky takim në kuadër të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, vjen një ditë pas Pashkëve, ashtu siç e do tradita, udhëheqësit e Ballkanit e kanë nisur me thyerjen e vezëve të Pashkëve. Portali "N1" ka publikuar një foto teksa shfaqet përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, të buzëqeshur thyejnë vezën.
Sipas traditës, dy personat duhet të mendojnë një dëshirë. Kjo dëshirë i plotësohet, atij që nuk i thyhet veza. Në këtë rast, nuk e dimë se dëshira e kujt, e Mogherini apo e Vuçiç do të bëhet realitet.
Ç punë kanë që “sjellin” fenë me vete në tryezat politike ndërkombëtare? Anadollakë!
Përgjigju