Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen

Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur për agresionin rus, Rama ecilësoi samitin si tepër të rëndësishëm.

Ai tha se përmirësimi i jetës demokratike është përparësi kryesore e Shqipërisë.

“Një vit pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive në tavolinë fiton një kuptim të ri të rëndësisë. Si një vend që ka përjetuar regjimin komunist, Shqipëria që në momentin që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracisve, jo vetëm që ka treguar një angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet bazuar në institucionet demokratike por ka ecur me këmbëngulje drejt këtij destiancioni në histori.

Nuk do mund të falenderojmë kurrë aleatët tanë strategjikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse një shtet i ri në bashkësinë demokratike Shqipëria ka treguar velerat në arnenën ndërkombëtare si anëtare e NATO-s por edhe duke përmbyshur detyra të veçanta si kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 si dhe mandatin e përkohshëm si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”-tha Rama.  

Sa i përket nismës së ndërmarrë për luftimin e korrupsionit në administratë publike, Rama përmendi revolucionin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri, që tashmë u ofron qytetarëve mundësinë e marrjes së mbi 1225 shërbimeve online.

Duke iu referuar veprimeve të SPAK së fundmi për hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë që kanë kryer shkelje, Rama tha se falë Reformës në Drejtësi po bëhej e mundur ajo që pak vite më parë vetëm mund të imagjinohej.

“Reforma në Drejtësi që është në zemër të agjendës sonë, po i tregon vendit se të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme por e bëshme. Falë një reforme të tillë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, tashmë po bëhet e mundur, individët e lidhur me pushtetin, ndiqen penalisht dhe dënohen”-shtoi Rama.

Kreu i qeverisë falanderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 30/03/2023 11:18

    OK,E.Rama KM më i mirë në 32 vite në Shqipëri.I kudo ndodhur për të mirën e popullit Shqipëtar dhe për të dhën KONTRIBUT NDËRKOMBËTAR për PAQE NË BOTË. Para për fitore 100 % në 14 maj 2023.

    Përgjigju
  • Birdwatching: 30/03/2023 08:48

    Të thërrasësh Ramën në këtë samit është sikur të thërrasësh një gjahtar më samitin e shoqatave të mbrojtjes së kafshëve të egra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë