Në Uells, në datat 4-5 shtator, do të mbahet Samiti i 26-të i NATO-s, një ngjarje kulmore në 65-vjetorin e themelimit të NATO-s, 25-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore, si dhe pas dy dekadash operacionesh të NATO-s në Kosovë dhe Afganistan.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", bën me dije se në Samitin e NATO, do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
" Për në Samitin e NATO-s në Uells ku delegacioni shqiptar ka një zë dhe një rol të rëndësishëm në axhenden e punës", shkruan Kreu i Ekzekutivit, postim të cilin e shoqëron edhe më një foto të ministrave Bushati dhe Kodheli./ATSH/
/Shqiptarja.com