Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha gjatë samitit në Ankara se aleanca ka bërë “përparim të jashtëzakonshëm” në misionin e saj për të forcuar bashkëpunimin përmes investimeve në mbrojtje duke zvogëluar varësinë nga furnizuesit jashtë aleancës.

“Sipas parashikimeve tona, deri vitin e ardhshëm Aleanca do të ketë kapacitetin të prodhojë rreth 4 milionë predha artilerie në vit, pothuajse dyfishin e vitit të kaluar. Kjo është shkallë e vërtetë prodhimi. Pra, po, kemi bërë përparim real. Po ecim në drejtimin e duhur. Strategjia është e qartë. Por ndeshja është ende larg përfundimit. Dhe për ta fituar atë, të gjithë anëtarët e ekipit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Të bëjmë më shumë, më shpejt dhe së bashku”, tha Rutte.

Donald Trump nuk ka pasur të njëjtin mendim për këtë çështje pasi sipas tij, NATO duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe mesazhi i Aleancës tingëllon si përgjigje për këtë vërejtje të presidentit amerikan.

Rutte tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të investojnë më shumë se 40 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të forcuar kapacitetet e tyre kundër dronëve.

Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon, ku vetëm mbrëmjen e shkuar u hodhën rreth 430 dronë drejt kësaj të fundit, Rutte e përqendroi bisedën te kërcënimi ndaj Europës.

“Rusia po shpenzon pothuajse gjysmën e buxhetit të saj kombëtar për makinerinë e luftës. Kina vazhdon të modernizojë forcat e saj të armatosura dhe të zgjerojë kapacitetet e saj bërthamore pa transparencë. Koreja e Veriut vazhdon të zgjerojë programin e saj bërthamor dhe të furnizojë Rusinë”, tha Rutte.

Sipas tij, bashkëpunimi i këtyre vendeve duhet të marrë si kundërpërgjigje partneritetin mes vendeve të NATO-s.

“Këto vende po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën. Dhe kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Sepse ju siguroj se ato nuk kanë në mendje interesat tona më të mira”, tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Trump mbërrin në Samitin e NATO-s, Erdoğan e pret me ceremoni nderi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sapo ka mbërritur në Ankara ku u prit me ceremoni zyrtare. Turqia organizoi për të një pritje që vuri në pah marrëdhëniet e ngushta mes Trumpit dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Trump u prit me tapet të kuq, megjithëse tapeti ishte në një nuancë karakteristike blu-gurkali, për shkak të lidhjes së saj me traditën, në Bazën Ajrore Etimesgut, ku një gardë nderi turke qëndronte në gatishmëri.

Erdoğan e priti Trumpin në pistën e aeroportit, duke theksuar marrëdhënien mes dy liderëve. Trump i është referuar vazhdimisht Erdoğanit si “një mik”.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump u prit gjithashtu nga ambasadori i SHBA-v në Turqi dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun, Tom Barrack, ambasadori i SHBA-ve në NATO, Matt Whitaker, si edhe kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Dan Caine.