Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027

Tirane-Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, (27 dhjetor 2024) ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se negociatat me Greqinë, përfshirë çështjen e pensioneve dhe marrëveshjen e detit janë të shumëfishta dhe se cështjet e mbetura pezull po trajtohen me kujdes maksimal.

“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne i trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë. 

Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën"

Duke e vlerësuar 2024-n si një vit shumë të suksesshëm të diplomacisë shqiptare, sidomos në drejtim të integrimit me 2 konferencat ndërqeveritare që hapen 7 kapituj të negociatave, ministri i Jashtëm Igli Hasani, u pyet nëse për realizimin e objektivit të integrimit brenda 2030, marrëdhëniet me Greqinë mund të rezultojë “thembra e akilit"

"Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm e fqinjët, por me të gjithë vendet e BE për të pasur rezultate të prekshme”

Prioritet mbetet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027. Ai vuri theksin tek një proces transparent dhe integrimi të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe.

Çdo detaj është i mirëmenduar i saktësuar por dhe i diskutuar gjerësisht. Ne duhet të vijojmë të themi dhe është e rëndësishme. BE është mëse e hapur më së fundi për anëtarësime të reja e ne na duhet të plotësojmë detyrat për një të ardhme që nuk është një ardhme e bazuar në marrëdhëniet dy palëshe e këtu kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Ky vit ka shënuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një hap i rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërsa në 2027 vendi ynë mikpret samitin e aleancës.

“Kemi nisur bashkëpunimin konkret me stafin ndërkombëtar të NATO-s për organizimin e samitit të Aleancës në 2027. Shqipëria do të jetë vendi I parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”

I pyetur për ndikimin që mund të sjellë Presidenti i zgjedhur Donald Trump në politikat amerikane mbi Ballkanin, ministri Hasani tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të janë shumë të rëndësishme.

Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme, do të vijojmë që të kemi angazhimin që kemi pasur, pa dallime pavarisht angazhimit të tyre të brendshëm politik’, tha ai.

Sa i takon shqiptarëve të rajonit, ministri nënvizoi forcimin e marrëdhënieve. 

“Synimi ynë për vitin 2025 është krijimi i një mekanizmi që synon të krijojë jo vetëm një hartë të qartë të nevojave që shqiptarët në rajon kanë por dhe mekanizmin e duhur për të marrë përgjigjen e duhur.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme për vitin e ardhshëm është dhe Samiti i Komunitetit Europian që do të mbahet në Tiranë vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në 16 Maj.

Prioritetet kombëtar i diplomacisë shqiptare vijon të jetë Kosova, ndërsa sipas kryediplomatit shqiptar mesazhi i Ramës në mbledhjet e 2 kuvendeve, për të ‘ngrirë’ dialogun me Serbinë ishte i sinqertë, madje i diskutuar me ndërkombëtarët.

Gjatë 2024 ka vijuar edhe forcimi i imazhit dhe pasaportës shqiptare në botë sipas ministrit Hasani, i cili foli për ligjin e ri që është në proces.

“Ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, i cili është në proces, është një hap i rëndësishëm në forcimin dhe modernizimin e diplomacisë shqiptare. Ky ligj ka për qëllim rritjen e efikasitetit të administratës diplomatike dhe konsullore, duke përcaktuar procedura dhe standarde të qarta për punësimin dhe karrierën e diplomatëve. Përmes këtij ligji, Shqipëria synon të përforcojë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të promovojë më mirë interesat e saj kombëtare dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët shqiptarë në mbarë botën”

195 shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e misionit pranë BE-së. në ditët në vijim do të ketë komision që do të marrë në shqyrtim aplikimet.

Politika e jashtme

-Ne vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe dënojmë agresionin rus

-Kemi mbjajtur qëndrim të qartë pro Izraelit dhe kemi dënuar sulmet terroriste të Hamasit dhe kemi theksuar fuqimisht nevojën për një zgjidhje paqësore dhe humanitare për palestinezët në Gaza, tha ministri Hasani.  

Ministri i Jashtëm premtoi gjithashtu nisma të reja për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria, ndërsa në fund përsëriti thirrjen për të gjitha ata shqiptarë ekspertë nëpër botë që duan të kontribuojnë në diplomacinë shqiptare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se asnjë diplomat, ambasador, burim financiar apo njerëzor i shtetit shqiptar, kudo në botë, nuk është përfshirë në aktivitete të partive politike.

Pyetje: A janë realiste pretendimet se stafet diplomatike të Shqipërisë po angazhohen në fushatë zgjedhore?


Asnjë diplomat, ambasador, nuk ka dhe nuk do të kryejë angazhime elektorale. Të gjithë kolegët e mi diplomatë veprojnë në respect të ligjit dhe detyrimeve që kanë si pjesë e shërbimit të jashtëm apo të administratës civile. Asnjë burim financiar apo njerëzor nuk është vënë në funksion të asnjë fushate. Kushdo që ka parë datat dhe orët e angazhimit të ndonjë subjekti politikë është e qartë që aktivitetet janë zhvilluar në fundjavë.  Mund të vazhdojmë të tregojmë histori si një ambasador I republikës së Shqipërisë është vetëofruar të marrë pjesë në një takim të opozitës por opozita nuk çoi kontaktet e vendit të mitingut. Është e rëndësishme që diaspora do të votojë dhe mekanizmat që KQZ po ngre janë ato që përcaktojnë mënyrën si do të bëhet e mundur. E rëndësishme është që të mos nisemi të ankohemi për humbjen edhe pse kjo është evidente 6 muaj më parë.

Një tjetër prioritet i MEPJ-së është eksplorimi i mundësive për kthimin e të rinjve shqiptarë në atdhe, që të kontribuojnë në Shërbimin e Jashtëm, por edhe të vendit.

Ora 11:29
Rënia e regjimit të Assad, Hasani: Kemi plane konkrete për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria

Riatdhesimi i shqiptarëve në Siri, a ka ministria një përpjekje për të diskutuar me autoritetet për gjëndjen e tyre dhe pse jo ndërmarrjen e një operacioni të tretë riatdhesimit të tyre drejt vendit tonë?

Ministri Hasani: Edhe para rënies së regjimit diktatorial të Assad në Siri, Task Forcë e ngritur nga qeveria shqiptare për menaxhimin e mundësisë së tërheqjes së shtetasve shqiptarë ka punuar maksimalisht. Me ministrin e Brendshëm Hoxha jo vetëm kemi qenë jo vetëm në kontakte të vazhdueshme por dhe me plane konkrete që do të lejoni të mos hyj në detaje për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë në koordinim të ngushtë me partnerët strategjikë. Kjo punë vijon.

Zhvillimet e reja kanë zhvilluar shumë mundësitë dhe kanë hapur dhe alternativa të reja angazhimi për të cilat ne do të maksimalizojmë punën përpjekjen e angazhimin që çdo shqiptar me vullnet të lirë të ketë mundësi të vijë në atdhe.

Ora 11:07
Ministri Hasani: Së bashku me BE jemi të qartë në afate, s’kemi fusha ku çalojmë! Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se Shqipëria do të plotësojë të gjitha detyrimet që ka për të hapur anëtarësimin në BE, deri në vitin 2027, ndërsa nuk ka fusha ku çalon.

‘Shqipëria ka një mundësi për të shprehur potencialin e vet për të qenë sa më shpejtë një vend anëtar i BE. Shqipëria ka një moment të rëndësishëm krahasuar me vendet kandidate, ne nuk kemi asnjë përfaqësues të zgjedhur nga populli që është kundër BE dhe duke u nisur nga kjo e gjithë rruga e parashikuar është e detajuar në atë mënyrë që e bënë të mundur hapjen dhe negocimin e të gjithë grupkapitujve deri në 2027. Ne së bashku me BE jemi të qartë në afate sepse s’kemi gjëra që çalojmë, jemi vend i aftë për të plotësuar ato detyrime që na takojnë’, tha ai.

Ai u shpreh se Shqipëria po vijon punën në mënyrë që të përshpejtohet anëtarësimi i vendit në BE. Ai tha se vendi ynë do të vijojë që të ketë po të njëjtin angazhim që ka pasur edhe me SHBA. 

‘Ka një element që e ka karakterizuar 2024 në shumë aspekte, sa i përket Ballkanit Perëndimor, shumë persona e kanë konsideruar si një vit me rëndësi për shkak të zgjedhjeve në disa vende. Në Serbi, në Maqedoninë e Veriut apo edhe Kosova që po përgatitet për zgjedhje. Ka pasur edhe zgjedhje edhe në SHBA, shumë faktorë janë përpjekur që të presin realitetin e ri që do të krijohej nga këto zgjedhje. Ne zgjodhëm rrugën e vijimit të punës. Ne do të punojmë që të përshpejtojmë anëtarësimin e vendit në BE. Marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësishme, do të vijojmë që të kemi angazhimin që kemi pasur, pa dallime pavarisht angazhimit të tyre të brendshëm politik’, tha ai.

Ora 11:03
'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

Ministri i Jashtëm Igli Hasani e quajti realist propozimin e kryeministrit Edi Rama drejtuar udhëheqësve të Kosovës të zbatojnë njëanshëm të gjitha detyrimet e saj që dalin nga dialogu me Serbinë, për të ecur përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Madje zbuloi se një propozim I tillë është konsultuar dhe me partnerët ndërkombëtare.

“Dialogu në momente të caktuara ishte shndërruar në akuza të ndërsjellta dhe propozimi kryeministrit është I qartë, realist dhe I hap mundësinë sidomos Prishtinës të avancojë maksimalisht në të ardhmen e vet drejt integrimit në BE. Të diskutojë e të përmbushë detyrimet me BE. Kjo logjikë, ofertë e mendësi u tha hapur në kuvendin e Kosovës. Është logjikë e diskutuar nga partnerët. Ne shpresojmë të dalim nga faza elektorale e përfitimeve të  vogla për zgjedhjet e fillim shkurtit e ta shohim Kosovën si shtet sovran pjesë e një familjeje të rëndësishme si ajo e BE-së.”

Çfarë propozoi kryeministri Rama?

“Në këtë fazë kaq vendimtare për rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë siç thoni ju, pa afat dialogun e saj dypalësh me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj verior duhet ta synojë nëpërmjet dialogut dypalësh me Bashkimin Evropian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me Bashkimin Evropian. E thënë ndryshe, Kosova mund t’ia jap familjes evropiane dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë së vet në gjirin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, tha ai.

 

Ora 10:56
Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE.

“Objektivi ynë është i qartë për 2025, synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim sa të mundim nga kapitujt të cilët do të jenë të hapur deri në fund të vitit. Në fund të vitit 2027 synojmë të mbyllim të gjitha negociata teknike dhe të jemi gati për anëtarësimin në BE në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz”, tha Hasani.

Më tej vuri theksin tek një proces transparent dhe integrimi të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe.

Çdo detaj është i mirëmenduar i saktësuar por dhe i diskutuar gjerësisht. Ne duhet të vijojmë të themi dhe është e rëndësishme. BE është mëse e hapur më së fundi për anëtarësime të reja e ne na duhet të plotësojmë detyrat për një të ardhme që nuk është një ardhme e bazuar në marrëdhëniet dy palëshe e këtu kemi mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Nga eksperienca është parë që çështjet dy palëshe janë future gjithmonë në rrugën e anëtarësimit të vendeve të reja anëtare. Por siç e thashë është e rëndësishme që proceset të zhvillohen në tavolinë, të jenë të qarta e transparente dhe për këtë kemi mirëbesimin e vendeve të BE-së

Ora 10:35
Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët sot, u shpreh se mbetet prioritet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.

Pyetje:  Si po ecin negociatat për njohjen e pensioneve? Në konferencën e fudvitit ntë kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati I tyre? Në konferencën e fundvitit të kaluar thatë se paraardhësja juaj e ka kaluar dosjen në presidencë por nuk dihet fati i tyre?

“Negociatat me Greqinë ka shumë vektorë e mënyrë që ne I trajtojmë me kujdes e vëmendje maksimale. Në të gjithë këtë përpjekje prevalon interesi i qeverisë shqiptare për ta çuar sa më shpejtë e sa më pranë Shqipërinë pranë BE-së duke mos lënë pas themelet e një marrëdhënie të mirë e të shëndoshë.

Kemi pasur një mirëkuptimin dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën. Është e rëndësishme të vijojmë të kemi këtë angazhim jo vetëm me fqinjët tanë jugorë për të arritur rezultate të prekshme, sic ishin konkretisht edhe fakti që u hapën dy grupkapitujt më politikë në të gjithë procesin.

Pyetje: Kryeministri grek një javë më parë deklaroi se integrimi I Shqipërisë mbetet në dorë të vendit tonë si do të plotësojë kushtet e minoritetit grek që ka të bëjë me të drejtat e tyre dhe të pronësisë. Si I lexoni deklaratat e kryeministrit grek, Micotaqis
 

Ne po plotësojmë të gjitha detyrimet që na takon të kemi një ambient sa më të mirë e të aftë për të respektuar të drejtat e shtetasve shqiptarë, përfshi dhe ata me kombësi greke. Në këtë kuadër kemi krijuar mekanizmat e nevojshme me institucionet e Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës. Ajo që është e rëndësishme është të shikojmë të gjithë gjënë në një progres të vazhdueshëm. Le të vëmë Lenten dhe të shikojmë marrëdhëniet 30 vjet më parë. Të shohim mënyrën e progresit dhe angazhimit që qeveria ka pasur gjithmonë ndaj shtetasve të vet të çfarëdolloj kombësie

Pyetje: A e quani dështim faktin që nuk arritët të zgjidheshit sekretar I përgjithësh i OSBE-së, dështim i vëndit më shumë se I juaji

Nuk ka pasur për asnjë moment asnjë cedim në atë që kemi të qartë. Interesi i vendit është mbi interesat personale. E konsideroj sukses që duke pasur mbështetje maksimale të mbi 70% vendeve anëtare të OSBE-së u tërhoqa në momentin e duhur për ti dhënë rrugë jo vetëm konsensusit për lidershipin e ri të OSBE-së por dhe zhvillime të rëndësishme që lidhen ngushtësisht me partnerët strategjikë Greqia e Turqia.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave