Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Ky samit do të bëjë bashkë 12 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në Samit do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia. Presidentët e Serbisë, Sllovenisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës ndodhen sot në Selanik. Të pranishëm do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Kroacisë, ndërsa Turqia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm për Çështjet Evropiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Rama publikon pamje nga samiti në Greqi, takon kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga samiti Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që po mbahet në Greqi. Rama është takuar edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ku thekson se ka marrë pjesë na samit me ftesë të tij.

Ora 09:26
Ministrja e Jashtme takohet me homologen sllovene Tanja Fajon në Selanik: Mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE! Mirënjohje për përpjekjen e palodhshme

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka është takuar me homologen e sapoemëruar të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mes tyre u zhvillua pak para ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhacka shkruan se dita ka nisur mbarë me takimin me Fajon, të cilën e cilëson si mike dhe mbështetëse t ëintegrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillim i mbarë i ditës me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit  të Shqipërisë në BE.  Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, shkruan Xhaçka.