TIRANË - Kushtet atmosferike në Sarajevë janë bërë shkak për anulimin e ministeralit të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe rajonit. Kjo pasi avionët me të cilin po udhëtonin ministrat, përfshirë edhe Tahirin dhe Manjanin nga Shqipëria, e kanë pasur të pamundur uljen në aeroport për shkak të mjegullës.
Ky takim ishte parashikuar të mbahej në datat 7 dhe 8 dhjetor në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Shqipëria do të përfaqësohej nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani të cilit ishin nisur nga Tirana me një avion drejt Vjenës dhe më pas nga Vjena në Sarajevë.
Për shkak të mjegullës avioni ku ndodheshin Tahiri dhe Manjani, bëri disa tentativa për t'u ulur në aeroportin e Sarajevës por pa rezultat, duke u kthyer sërish në Vjenë siç mund të shikoni në videon lart dhe fotot e mëposhtme.

(Avioni ku ndodheshin ministrat Tahiri dhe Manjani i nisur nga Vjena drejt Sarajevës)

(Avioni mbi Bosnje-Hercegovinë duke u përpjekur për tu ulur në aeroportin e Sarajevës)

(Avioni duke u kthyer pas në Vjenë pasi nuk u ul dot në aeroport për shkak të mjegullës)

(Lëvizja e avionit nga Vjena në Sarajevë dhe anasjelltas)
Tema e takimit të Ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë ishin çështje të sigurisë së brendshme dhe të drejtësisë.
Takimi i përbashkët i ministrave të BE-se dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahej për herë të dytë, pas propozimit të ministrit Tahiri bërë vitin e kaluar, që të ishin pjesëmarrës dhe ministrat e rajonit.
Redaksia Online
(Gre.M/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com