Samiti/ Meçe: Ballkani Perëndimor, pjesë e BE! Kalaja: Lajm i mirë! Karaj: U sfumua nga protesta! Muça kundër: S’ndikoi grushti ndaj Berishës

TIRANË- Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka bërë bashkë të gjithë, të cilët janë të mendimit se sot ka qenë një ditë historike për Shqipërinë. Të katër të ftuarit në ‘Repolitix’, opinionisti Arben Mecaj, anëtari i Këshillit kombëtar të PD, Aulon Kalaja, avokati Leonard Karaj dhe gazetari Flogert Muca, tha se ishte një tregues i qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së.

“Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor është pjesë e integruar, se aksioni politik është marrë, vullneti politik është shprehur dhe nga ky samit e ndjejmë veten pjesë integrale, territorial dhe politike e këtij BE, pjesa tjetër janë benefite nga Bashkimi. Ndihmat që do të vijnë do të jenë shumë të mëdha”, tha Arben Meçe.

“Ishte risi e mirë për Shqipërinë se vihemi në qendër të komitetit Europian dhe të arenës ndërkombëtarë. Ka qenë një zgjidhje strategjike se pas një gjëje të keqe në Europë, ka presion pozitiv, nga lufta solli përshpejtimin e negociatave. Edhe Open Ballkan e kam parë si presion që ia bëjnë BE-së. Fakti që u bë në Tiranë e jo në Beograd ishte për shkak të politikës pro ruse që ato kanë mbajtur. Samiti ishte i mirë, solli risi, e dija që do sfumohej dhe ndodhi që u sfomua nga protesta”, tha Karaj.

“Procesi i Berlinit dhe Open Balkan janë plotësuese. Samiti s’u ndikua pak nga ajo që ndodhi jashtë, nuk humbi fokusin, gazetarët nuk pyesnin se çfarë po ndodhte në Bulevard, imazhi i Shqipërisë ishte nivel tjetër, ato marrëveshje të firmosura nuk janë pak. Lajme të mira për mbarëvajtjen, frymën dhe gatishmërinë e BE që ta mbajnë afër Ballkanin Perëndimor e ta mbajnë larg nga “ariu rus”. Për historinë e Shqipërisë ishte një ditë e mirë”, tha Muça.

“Ishte lajm i mirë, ajo që ndodhi në Tiranë, u bëmë kryeqyteti i Europës, por kemi dhe jehonë nga mediat amerikane, sigurisht lajmet janë disa përveç përfitimet ekonomike, por edhe fakti që është tregues që jemi pro perëndimit”, tha Aulon Kalaja.

Kryeqyteti i Evropës politike ishte Tirana ditën e sotme! Lider të 26 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, drejtues të institucioneve kryesore të Unionit, si dhe lider të shteteve të Ballkanit ishin sot në Tiranë, ku u mbajt samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i pari në histori që mbahet jashtë kufijve të BE-së.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/12/2022 08:59

    Qente le te lehin karvani shkon perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët