Samiti në Poloni, Meta takon Arnold Schwarzenegger: Së afërmi do ta kemi në Shqipëri

Samiti në Poloni, Meta takon Arnold Schwarzenegger: Së afërmi do ta kemi në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta dhe Arnold Schwarzenegger

Presidenti Ilir Meta ka takuar këtë të martë në Katovicë aktorin e mirënjohur amerikano-austriak dhe njëkohësisht guvernatorin e SHBA-së, Arnold Schwarzenegger.

Ka qenë vet Meta i cili e ka bërë të ditur këtë takim, përmes një fotografie të publikuar në  rrjetin social “Facebook”.

Presidenti e ka cilësuar Schwarzeneggerin si një person mjaft të angazhuar në ndërgjegjësimin e njerëzimit për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale. Në fund të postimit të tij, Meta shkruan me bindje se Arnold Schwarzenegger do të gjendet së shpejti edhe në Shqipëri.

Ky takim i Metës me Shwarzenegger vjen fill pas Samitit të Kombeve të Bashkuara “COP24” që është mbajtur dje në Poloni në kuadër të trendeve klimaterike dhe sfidave globale. (Lexo këtu).

Postimi i presidentit Ilir Meta në rrjetin social "Facebook"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025