Samiti ‘Normandia’ për t’i dhënë fund krizës mes Ukrainës dhe Rusisë (VIDEO)

Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, kanë organizuar samitin ‘Normandia’, i cili do të diskutojë mbi të ashtuquajturin ‘Projekti Steinmeier’, produkt i të cilit mendohet të jetë një zgjidhja e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me krahinat e vetshpallura autonome të Donbas dhe Luhansk.

"Është një pikë fillimi nga e cila do të vihet në lëvizje një proces që do krijojë kushtet për një zgjidhje politike. Para së gjithash, do të ketë një ndryshim në kushtetutën e Ukrainës. Teksti është nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, Ukraina, republikat separatiste, Federata Ruse dhe OSBE-ja” - tha personi përgjegjës për negociatat e rajonit Lugansk dhe pjesë e Grupit të Kontaktit.

Strategjia e Paqes, e hartuar nga Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, përfshin ‘hartën rrugore’ për mbajtjen e zgjedhjeve në Donbas dhe rihyrjen e separatiste në zonat nën orbitën e Kievit dhe Kremlin, e cila ishte një parakusht për organizimin e samitit.

Hapja e presidentit ukrainas është në këtë sens historik, duke marrë parasysh që presidentët e mëparshëm ukrainas kanë qënë kundër planit të paqes.

Ndoshta është shpejt të flasim për një pikë kthese, por fakti është domethënës, veçanërisht në kontekstin e një konflikti që qëndron i ngrirë për vite me rradhë, te i cili edhe një presje mund të bëjë ndryshimin.

"Sot pengesat më të mëdha për samitin janë hequr. Një moment tjetër i rëndësishëm do të jetë ligji për statusin e veçantë të Donbass që tashmë ekziston dhe është i vlefshëm deri më 31 dhjetor. Do të ketë një ligj të ri që parlamenti do ta konsultojë me të gjithë shoqërinë me të cilën do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje."- tha Presidenti Ukrainas Zelensky.

Në fakt, plani gjithashtu parashikon që Donbasit  ti jepet një status i veçantë, në përputhje me marrëveshjet e Minskut dhe të hyjë në fuqi në zona të caktuara të rajoneve Donetsk dhe Lugansk.

Një pjesë e klasës politike dhe popullsisë së Ukrainës e kanë kundërshtuar fort Formulën Steinmeier.

“Është një cope letër e fëlliqur që tenton të vë Ukrainën nën diktatin e Moskës” – tha lideri i partisë opozitare Svoboda.

Ish presidenti Petro Poroshenko nga ana e tij tha se “nuk ekziston asnjë plan gjerman dhe as ukrainas. Ky është plani i Putin”

Por pavarësish kundërshtimeve, ky hap i vogël mund të çojë në zgjidhjen e krizës së Donbas-it.

Lufta e Donbas-it apo kriza e Ukrainës lindore, nisi në vitin 2014 kur separatist rus të armatosur morën në zotërim ndërtesat qeveritare në rajonet Donetsk, Luhans'k dhe Kharkiv. Referendumi i majit të vitit 2014 derivoi me krijimin e dy republikave të pavarura. Kriza u thellua edhe më shumë kur në gusht të vitit 2014 trupa ushtarake dhe humanitare ruse u futën në këto territore pa lejen e Ukrainës. Ukraina dhe bashkësia ndërkombëtare i kanë përshkruar këto ngjarje si një "pushtim vjedhurazi" të Ukrainës nga Rusia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur