Kryeministri Edi Rama ka hapur samitin për Ukrainën në Tiranë. Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, Rama dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tah se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.
Kreu i qeverisë thotë se Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.
Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake. Prania juaj këtu është një kujtesë që ai nuk ia ka dalë. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës. Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë.
Hedh sytë rreth kësaj tryeze,Shoh fytyra të reja, miqësore, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë. Pavarësisht asaj për të cilën mund të mos biem dakord, e ardhmja që shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj këtu ketu na bën thirrje, që e njëjta shpresë na bashkon tanimë me popullin ukrainas.
Sapo kemi shënuar përvjetorin e dytë të luftës dhe jemi këtu për mbështetjen e Ukrainës. Duam të ripërtërijmë thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndalë këtë luftë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtën e saj. Mbetemi të vendosur ndaj Ukrainës", tha Rama.
Lajmi kryesor: