Sanchez sinjale dashuri për Interin, Ronaldo: Nëse dështon te zikaltërit derën e kë të hapur te Valladolid

Sanchez sinjale dashuri për Interin, Ronaldo: Nëse dështon te zikaltërit derën e kë të hapur te Valladolid

Alexis Sanchez është deri në fund të sezonit i huazuar te Interi, por sipas kontratës më pas ai duhet të kthehet te Manchester united. Te 'djajtë' trajneri Solskjaer e ka skarcuar dhe gjasat janë që sërish të mbesë zikaltër edhe pse negociatat do të jenë të vështira pasi Interi nuk është në pozitat për të kënaqur klubin anglez.

Në një intervistë të fundit kiliani ka folur për një Inter të bukur ku me shumë gjasa do të rikthehet të luajë titullar pas shumë muajsh që iu desh të kalonte edhe një dëmtim që e penalizoi shumë:

“Unë nuk dua kurrë të humbas, qoftë edhe në stërvitje. Inatosem edhe kur jap një pasim gabim, kështu jam unë. Po luaj në një skuadër mjaft të bukur dhe me një trajner që të mëson praktikisht gjithçka,”- tha Sançez në programin e ditës së ndeshjes.

Por nëse Aleksis Sançez dështon tek inter atëherë Ronaldo  është gati ta marrë në huazim tek skuadra që ka në pronësi në Spanjë Valadolidi. “Sançez ka qenë i suksesshëm kudo ku ka luajtur. Ai ka shumë kualitet. Nëse ai dështon tek Inter, dyert e Valadolitit janë të hapura për të,”- tha Ronaldo fenomeni, i cili është president i klubit të Valladolid.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi