Sandër Lleshaj i kthehet Bashës: Është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit, askush nuk tolerohet

Sandër Lleshaj i kthehet Bashës: Është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit, askush nuk tolerohet


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të kreu të PD-së Lulzim Basha i cili e akuzonte se ishte një vegël e kryeministri Rama që përdorej për të arrestuar protestuesit.

Leshaj në reagimin e tij ka thënë se kreu i PD-së Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend. Më pas Lleshaj ka thënë se askush nuk do të tolerohet kur shkel ligjin.

"Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!", ka thënë Lleshaj.


Lajmi kryesor:

'Arrestimet në Librazhd politike', Lleshaj-Bashës: Je përgjegjës për protestuesit, askush nuk tolerohet


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase