Sanksionet e BE dhe SHBA, Putin paralajmëron fuqitë perëndimore të mos kalojnë vijën e kuqe

Sanksionet e BE dhe SHBA,  Putin paralajmëron fuqitë perëndimore të mos kalojnë vijën e kuqe

Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe BE, e po ashtu dëbimin e disa diplomatëve rus nga vendet perëndimore, presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje rivalëve të tij perëndimorë që të mos "kalojnë vijën e kuqe" me Rusinë.

“Si udhëheqëse në krijimin e sistemeve luftarake të gjeneratës së re, në zhvillimin e forcave moderne bërthamore, Rusia edhe një herë i fton fuqimisht partnerët e saj të diskutojnë çështje që lidhen me armët strategjike dhe sigurimin e stabilitetit global. Por shpresoj që askush të mos mendojë të kalojë të ashtuquajturën ‘vijë të kuqe’ në lidhje me Rusinë dhe se ku do të jetë kjo vijë do ta përcaktojmë vetë ne”, tha Putin.

Putin tha se disa vende "fajësojnë Rusinë" dhe kjo gjë është shëndrruar në një lloj sporti për ta, megjithëse ai nuk i përmendi përplasjet me SHBA dhe BE.

“Veprimet armiqësore kundër Rusisë nuk ndalen. Në disa vende, është futur një zakon i keq – për ndonjë arsye, dhe më shpesh pa asnjë arsye për të etiketuar Rusinë. është kthyer një lloj sporti. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë pjesëmarrësit ndërkombëtarë. Me të vërtetë nuk duam të djegim ura, por nëse dikush i percepton qëllimet tona të mira si indiferencë ose dobësi, dhe hedhë në erë këto ura, atëherë ai duhet ta dijë se përgjigjja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër. Ata që organizojnë ndonjë provokim që kërcënon interesat tona themelore të sigurisë do të pendohen”, u shpreh presidenti Putin.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar Moskën se është përgjegjëse për shëndetin e kritikut të burgosur Alexei Navalny dhe kërcënuan sanksione të mëtejshme nëse shëndeti i tij përkeqësohet.

Marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin janë tensionuar po ashtu edhe për shkak të vendosjes së trupave të vendosura në kufirin me Ukrainën. Fjalimi i Putin vjen vetëm disa orë para se protestat në mbështetje të Navalny të nisin në qytete në të gjithë vendin. Protestat u thirrën në fillim të kësaj jave pasi ekipi mjekësor i Navalny paralajmëroi se ai mund të ishte vetëm disa ditë larg vdekjes.

Navalny gjendet në javën e tij të tretë të grevës së urisë dhe pasi autoritetet kanë refuzuar t’i lejojnë atij të vizitohet nga mjekët e tij personal pasi u ankua për dhimbje të forta në shpinë, të cilat mjekët e tij besojnë se mund të jenë simptoma të helmimit me agjentin nervor Novichok të Gushtit 2020.

Shërbimi penal rus njoftoi të hënën se ai do të transferohej në një spital burgu, por mjekët e tij u refuzuan edhe njëherë për të kontrolluar pacientin e tyre.

 

.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet