SARANDË - Një 19-vjeçar dhe një 26-vjeçar, të dy nga Saranda, dyshohet se janë autorë të grabitjes me armë të një kazinoje në qytetin bregdetar më 2 nëntor.
Skena e tmerrshme e grabitjes u filmua e gjitha nga kamerat cilësore të sigurisë të vendosura në kazino, çka ka ndihmuar policinë të identifikojë dhe të vë në pranga të dyshuarit sarandiotë Fatjon Xhelili 26 vjeç dhe Ergis Iljazi 19 vjeç. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, policia thotë se dy të rinjtë mundën të grabisin nën kërcënimin e kallashnikovit të gjithë xhiron ditore të kësaj kazinoje, një shumë e konsiderueshme prej 7 milionë lekësh të rinj.
Ndërkohë një 30-vjeçar me inicialet N.R është shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në grabitje.
Grabitja ndodhi një orë pas mesnatë më 2 nëntor në kazioni "Astra" në lagjen numër 1 të Sarandës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com