Sarandë, gjendet një i vdekur
në aksin rrugor Ksamil-Butrint

Sarandë, gjendet një i vdekur<br />në aksin rrugor Ksamil-Butrint
SARANDË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, rreth ores 20:0 të së djelës (23.06.2013) është gjetur një person i vdekur në aksin rrugor Ksamil-Butrint.
 
Sipas policisë personi i vdekur është shtetasi Florian Mitat Sulozeqi, vjec 30, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarandë.
 
Pasi është sinjalizuar për ngjarjen policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedural.
 
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Florian Sulozeqi është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë e cila është sekuestruar në vendin e ngjarjes.
 
Mendohet që shkaku i vetëvrasjes të ketë qënë gjendja e tij psikologjike (depresioni) nga e cila vuante prej disa ditësh.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm