Një kazino në qytetin e Sarandës është grabitur me dhunë nga dy persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ngjarja ka ndodhur në një kazino në rrugën ‘Skënderbeu” në lagjen numër 1. Sipas policisë dyshohet se dy persona të maskuar me shall të zi dhe nën kërcënimin e armëve, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të kazinosë, prej 2 milionë lekësh.
Në momentin e grabitjes brenda në kazino ndodheshin 2 punonjës të këtij subjekti si dhe një klient. Deri tani policia ka shoqëruar 11 persona, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com