Një person është arrestuar në Sarandë, ndërsa e motra e tij dhe një tjetër janë  shpallur në kërkim për falsifikim monedhash.
 
Sipas policisë së Sarandës, në pranga ka rënë Besjan valca, 29 vjeç, pasi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4600 uerosh të falsifikuara, ndërsa e motra e tij me inicialet B.M, 26 vjeç është shpallur në kërkim.
 
Sakaq në kërkim është shpallur edhe 41-vjeçari Pandeli Plaku i cili dyshohet të jetë burimi i monedhave false. Policia po punon për kapjen e tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)