Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë dy persona, Armir Çarçani, 22 vjeç dhe Llambro Prifti, 20 vjeç.

Të rinjtë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një banesë gjatë natës së sotme në lagjen “Nr.4”. Banesa e vjedhur nga dy të rinjtë është në pronësi të personit me iniciale N.Sh, ku i kanë marrë dy televizorë plazma.

Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Volksëagen”, të 22 vjeçarit Armir Çarçani, ku kanë gjetur një pistoletë sportive, thikë, shkop gome, sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.

Po vijon puna nga policia e Sarandës për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

hajdut te armatosur sarande

hajdut te armatosur sarande
(Materialet e sekuestruara nga vjedheiet)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com