Saranda dhe Vlora, pavarësisht situatës me koronavirusin janë bërë gati të presin turistët për këtë sezon. Jo vetëm turistët shqiptarë, por edhe ata nga Kosova dhe vende të tjera. Plazhet, rëra, por në përgjithësi bukuritë natyrore, si dhe dashuria e njerëzëve e bëjnë Sarandën një qytet ku mund të kalohen pushime të paharrueshme.

Sakaq kryetari i kësaj bashkie Adrian Gurma, ka shpërndarë një spot ku shfaqen bukuritë e Sarandës, të shoqëruar me emrin e qytetit: Saranda.

Ndërkohë të njëjtën gjë ka bërë edhe kryetari i bashkisë Vlorë Leli i cili ka publikuar një video ku shfaqen bukuritë natyre të Vlorës.

Spoti nis me mesazhet “Zgjohesh në mëngjes nën tingujt e valëve të detit”, Për të gjithë ne që trishtimi na ka dhënë kurajë për të shpresuar”, “Për bukurinë që na kujton çdo ditë kush jemi”, “Për historitë e konservuara në shpirtin e Labërisë”, “Për të gjithë ne që jemi ndalur por ende lëvizim”, duke të ftuar për të kaluar verën në Vlorë.

Në fjalën e tij Leli deklaroi se “Fari, udhërrëfyesi i detarëve le të jetë këtë herë udhërrëfyesi i të gjithë shqiptarëve për të zgjedhur Vlorën, si destinacionin turistik të kësaj vere.

Ju presim në Vlorë. Le ta fitojmë këtë betejë së bashku”, tha Dritan Leli.