SARANDE - Gjendet ne breg të detit trupi i pajetë i një 13-vjeçari. Shkaku i vdekjes së të miturit me inicialet E.D raportohet të jetë mbytja në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur Gjiri i Podës, në breg të detit të Srandës. I mituri është trasportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë deklaruar se ai ka mbërritur vdekur.

Policia po heton shkakun e mbytjes së 13-vjeçarit ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Gjithashtu është bërë e ditur se i mituri dinte shumë mirë të notonte dhe se njihej si një fëmijë mjaft i shkathët.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)