Një zjarr, flakët e të cilit rrezikojnë disa shtëpi, ka rënë ditën e sotme në fshatin Muzinë të Sarandës, pranë rrugës nacionale.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse nga Saranda e Delvina për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Zjarrfikësja e Sarandës është pozicionuar tek banesat në mënyrë që të pengojë flakët që ti prekin ato, ndërsa ajo e Delvinës po merret me shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Ndërkohë, në ndihmë të zjarrfikësve janë venë edhe banorë të fshatit, të cilët po luftojnë flakët me mjete rrethanore.

(Zjarri i rënë në fshatin Muzinë të Sarandës)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com