11 ditë pas atentatit ndaj Rudin Haxhiajt në zonën e njohur si kanali i Bistricës në Sarandë policia gjen automjetin e përdorur nga autorët e këtij krimi. Siç e shihni në këtë foto automjeti është një audi A6 me portobagazh me xhama të zinj dhe me targë Tiranë 4512 F.
Ky mjet, sqaron grupi hetimor është gjetur i braktisur në fshatin Bistricë pak kilometra larg vendit ku u bë atentati ndaj Rudin Haxhiajt dhe kushëririt të tij Eneid Haxhia.
Aktualisht ky mjet është sekuestruar si prov materiale dhe po ekzaminohet për gjurmë të lëna nga autorët e krimit, ndërsa në bordin e këtij mjeti janë gjetur dhe disa gëzhojë kallashnikovi.
Targat e mjetit TR 45 12 F janë fallco sipas hetimeve të kryera deri më tani, ndërsa rezulton se ky audi është vjedhur nw muajin gusht nga autorët që kryen atentatin ndaj kushërinjve Haxhiaj.

Në këtë atentat, sqaruan burimet kanë marrë pjesë 3 persona ku njëri prej tyre tashmë është identifikuar dhe për arsye hetimore identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Gjatë kontrollit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri Pistoletë, të llojit "Beretë" - një krëhër me 14 fishekë, - një krëhër automatiku me 29 fishekë model 56, - 12 gëzhoja model 56, - 1 bidon plastik 2-litroshe me benzinë, - veshje plasmasi si dhe materiale të tjera të dobishme për hetimin.

Më 30 dhjetor 2015, Rudin Haxhiajt dhe Enid Haxhiajt ranë pre e një atetnati me armë ndërsa fatmirësisht nuk u shënua asnjë viktimë por mbetën të plagosur. Ky nuk është rasti i parë ku ndaj Haxhiajt bëhet atentat, pasi në harkun kohor të 4 viteve ndaj tij janë bërë 5 atentate.

Rudin Haxhiaj
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rudin Haxhiaj, 5 herë objekt sulmi