SARANDE- Një aksident i rendë automobilistik ka ndodhur në orët e vona të natës në lagjen numër 5 të qytetit. Një automjet tip "Toyota" me targa ZYH 6121, i drejtuar nga 55-vjeçari Stefan Koka, është përplasur me shtyllën.

Si pasojë e goditjes së fortë ka humbur jetën Alekso Koka, 80-vjeç. Mësohet se e moshuara po dërgohej për në spital, para se të ndodhte aksidenti fatal pasi ishte e sëmurë.

Forcat e policisë në vendngjarje po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)