Në qytetin e Sarandës ndodhen 5 karikaturistë suedezë, të cilët do të performojnë me artin e tyre në këtë qytet prej datës 16 shtator me ekspoziten e tyre digitale me qasje mjedisore. Ata do të jenë prezentë në galerinë "ART SARANDA". Do të jenë reflektimet më zbavitëse dhe njëherësh më alarmuese lidhur me ndryshimin e klimës në tokë, që vijnë në Sarandë, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Sarandës, me Ambasadën Suedeze në Tiranë dhe Institutin Suedez për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ekspozita e pesë penelave të mëdhenj suedezë do të qëndroje e hapur nga data 16-28 shtator në galerinë "ART SARANDA". /ATSH/
/Shqiptarja.com












