SARANDE-Një grua e moshuar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ishte futur në det për t’u larë.
 
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në "Plazhin e Ri", ndërsa viktima është A. Balca 74-vjece.
 
Sipas të dhënave të para, mësohet se moshuara humbi jetën nga ataku kardiak, pasi sapo pati kontakt me ujin, humbi ndjenjat.
 
E moshuara është nxjerrë nga deti nga rojet e plazhit, të cilët raportohet se i dhanë edhe ndihmën e parë, por 74-vjeçarja shkoi në spital e pajetë.

Njoftimi i Policisë
Më datë 18.08.2017 rreth orës 08:55 Salla Opertaive e Sarandës njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ''Nr.1'', pranë vendit të quajtur ''çentrali'', në plazh, është gjendur e pajetë një shtetase.
 
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstauar shtetasen A.B., 74 vjeçe, banuese në Sarandë, të pajetë në breg të detit.
 
Nga verifikimi dhe hetimi paraprak i policisë rezulton se kjo shtetase ka ndëruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore (kardiake).
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



dy.b/shqiptarja.com