Policia e Sarandës ka sekuestruar 160 kallëpe tritol me peshë 32 kg si dhe 4 arka me 1200 fishekë të përmasave të ndryshme.

Të dhënat e policisë thonë se bazuar në disa informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, sasia e tritolit dhe municionet janë gjetur te hedhura mes shkurresh e shkembinjsh në një zonë të pa banuar në lagjen e quajtur "Baba Rexhepi", të cilat ishin të fshehura në një thes me thurje.

Deri tani ende nuk është identifikuar personi që mund të ketë fshehur sasinë e tritolit dhe municionet, ndërkohë që kanë nisur hetimet e imtësishme nga ana e policisë dhe grupit hetimor të ngritur për këtë çështje.

Sarandë

tritol sarande

tritol sarande

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)