Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë, pas një konflikti me sende të forta me njëri tjetrin.
Adriatik L, 18 vjeç, Flavio T, 21 vjeç, Arben B, 32 vjeç, Albjon S, 24 vjeç, janë konfliktuar më njëri tjetrin, ku nga konflikti kanë mbetur të dëmtuar 18 vjeçari Adriatik L, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën si edhe 32 vjeçari Arben B, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Janinës dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë të mundur arrestimin e tre prej të rinjve, ndërsa 24 vjeçari Albion S, është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, por gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa mjete të tjera.
Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur ndalimin dhe kapjen e 24 vjeçarit.
Gjithashtu policia bën me dije se gjatë kontrollit që ka ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorezë dore).
Të rinjtë u arrestuan nga policia për veprat penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', ''Plagosje e lehtë me dashje'', ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit'', ''Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta''.

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com