Sarandë, reshjet e shiut mbushin me mbetje bregun e detit, asnjë masë nuk merret nga bashkia

Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë mjaft probleme në plazhet e vendit. Në Sarandë si pasojë e prurjeve të lumit Bistrica dhe përrenjve të lëshuar nga kodrat ka bërë që mbetje të shumta të përfundojnë në bregun e detit e për pasojë edhe ndotjen e tij.

Edhe pse sot është mot me diell asnjë qytetar dhe turist nuk kanë dal në det pasi i gjithë bregu është i mbushur me mbetje të shumta.

Nga ana tjetër bashkia as që e ka marrë mundimin për të pastruar bregun e detit nga mbetjet të cilat kanë veshur të gjithë pjesën e rërës.

Ndërkohë që këtë të enjte është krocera e radhës dhe ka sjellë qindra turistë në Sarandë, pamja që ofrohet është aspak e denjë për një plazh siç është ai i Sarandës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut