SARANDË-Shfrytëzoi për 4 vite një vajzë shqiptare në Belgjikë, prokuroria i sekuestron hotelin “Rezidenca President” në Sarandë trafikantit Gentian Ndreu.

Sekuestro është bërë me vendim gjykate në zbatim të ligjit antimafia ku për llogari të letër porosisë nga autoritet belge të cilat kanë njoftuar për aktivitetin kriminal të Ndreut.

Hotelin Ndreu e ka krijuar në Sarandë duke e regjistruar si pronësi në emër të babait ndërsa nga hetimet ka rezultuar se familja e tij dhe prindërit nuk kishin të ardhura ekonomike për të investuar një pronë të tillë.

Po ashtu hetimet kanë konkluduar se ky hotel ka si burim të ardhurash pastrimin e parave të fituara nga shfrytëzimi i prostitucionit.

Ndër arsyet që prona është vënë në sekuestro sipas Prokurorisë është dhe fakti se pas vënies në dijeni për hetimet e nisura në Belgjikë familja Ndreu mund ta tjetërsoj hotelin duke e shitur.

rezidenca president
Rezidenca "President" në Sarandë

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com