SARANDË – Një sherr masiv që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur këtë enjte,(2 janar 2025) rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë. 12 persona u përfshinë në sherr mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit. 3 prej tyre rezultojnë vëllezër.
Efektivët të cilët kanë marrë pjesë në përplasje dyshohet të jenë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Inklid Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (këta 3 të fundit vëllezër),
Sipas dëshmive paraprake, pjesëtarë të fisit Sulejmani kishin marrë një makinë me qira tek dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi dhe se konflikti ka nisur për detyrimin e qiramarrjes së automjetit.
Anëtarë e fisit Sulejmani që kishin marrë makinën me qira, të shoqëruar nga 4 efektivët e sipërpërmendur, thuhet se kanë shkuar te shtëpia e dy vëllezërve ku janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta.
Policët e përfshirë në sherr kanë dëshmuar se kanë pëdorur armët e shërbimit, duke u justifikuar se ishin sulmuar nga vëllezërit Nexhipi.
Po ashtu, i përfshirë në sherr, krah Sulejmanëve, ishte edhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i cili më parë është arrestuar në Skoci për përfshirje në një operacion të kultivimit të marijuanës.
Dy vëllezërit Nexhipi u dërguan në spital pas lëndimeve nga goditja me sende të forta. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ata u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Bëhet me dije se janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë në sherr nga fisi Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemër Beqir Çocka.
"Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme",-njoftoi policia më herët.
Tre vëllezërit Sulejmani
Gazetari Limos Didani ka mundur të marrë një dëshmi lidhur me ngjarjen pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku 12 persona u përfshinë në një sherr masiv ku nuk munguan sendet e forta dhe kërcitja e armëve.
Siç bëhet me dije nga dëshmia, 10 persona shkuan të rrahin dy vëllezër Abinon dhe Enea Nexhipi që jepnin makina me qira. Sherri, sipas dëshmisë, nisi pasi një efektiv policie, Alvaro Sulejmani kishte marrë makinën me qira por nuk kishte paguar lekët.
Dëshmia për gazetarin e Report Tv:
Abinon dhe Enea Nexhipi ushtrojnë aktivitetin e dhënies së makinave me qira.
Shtetasi kishte marrë 1 makinë me qira dhe jo vetëm nuk e ktheu në kohen e duhur por as nuk pagoi asnjë lek për përdorimin e makinës me qira. Ndërkohë prej disa ditësh ka sharë, kërcënuar dhe fyer vëllezërit Nexhipi.
Ditën e djeshme në darkë vone shtetasi Alvaro Sulejmani me detyrë punonjës policie ka telefonuar një prej vëllezërve Nexhipi duke i kërkuar që të takohej për të sqaruar dhe dhënë lekët e qirasë së makinës. Vëllezërit Nexhpi i kanë thënë që është vonë dhe përtojnë të dalin se ishin shtrirë për gjumë.
Por punonjësi policisë Alavaro Sulejmani i ka thënë që s’ka problem se vij unë te shtëpia. Mbasi ka shkuar te banesa e vëllezërve Nexhipi këta të fundit kanë zbritur për ta takuar por janë përballur jo vetëm me shtetasin Alvaro Sulejmani por dhe me mbi 10 persona të cilët e shoqëronin të cilët kanë ushtruar dhunë të vazhdueshme. Prej vëllezërve Nexhipi janë bërë tentativa për t’u vetëmbrojtur, po janë gjendur nën breshërinë e plumbave të pistoletave të punonjësve të policisë.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë ardhur patrulla e policisë të cilët, ka parë që drejt vëllezërve Nexhipi po qëllohej me armë nga punonjësit e policisë por nuk kanë vepruar sipas ligjit që t’i ndalonin.
Ata kanë lejuar (duke mos i ndaluar dhe arrestuar në flagrancë) personat e përfshirë në ngjarje që të largohen. Vetëm mbasi vëllezërit Nexhipi kanë marrë në telefon Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, dhe vetëm mbasi ka ardhur në vendngjarje Shefi i komisariatit, kanë filluar të merren gjërat seriozisht në kuptim të zbatimit të ligjit.
Kjo është e vërteta e kësaj ngjarje të tjerat janë tentativa për ta zbehur dhe fshehur të vërtetën e rëndë ku punonjës policie veprojnë në kundërshtim me ligjin. Janë në kushtet e “vrasjes së mbetur në tentativë” si dhe disa zërave të tjera bashkëshoqëruese.
Me shpresën dhe besimin që Prokuroria Sarandë do veprojë shpejt për këtë ngjarje skandaloze ku shteti vret qytetarët e vet. Kjo është këmbanë alarmi për të gjithë.
Inklid, Mihal dhe Alvaro Sulejmani
Vëllezërit Sulejmani
Report Tv ka siguruar foton e 3 efektivëve që ishin pjesë e një sherri në Sarandë.
12 persona u përfshinë në sherr masiv pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit. 3 prej tyre rezultojnë vëllezër.
Efektivët të cilët kanë marrë pjesë në përplasje dyshohet të jenë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë, Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë, Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë (këta 3 të fundit vëllezër).
Gazetari Limos Didani ka siguruar foton e 3 vëllezërve, Kidi Sulejmani, Alvaro Sulejmani dhe Redi Sulejmani.
Sipas dëshmive paraprake, pjesëtarë të fisit Sulejmani kishin marrë një makinë me qira tek dy vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi dhe se konflikti ka nisur për detyrimin e qiramarrjes së automjetit.
Anëtarë e fisit Sulejmani që kishin marrë makinën me qira, të shoqëruar nga 4 efektivët e sipërpërmendur, thuhet se kanë shkuar te shtëpia e dy vëllezërve ku janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta.
Report Tv ka siguruar foto të disa prej gëzhojave të gjetura në vendin e sherrit mes 12 personave në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Report Tv ka zbardhur emrat e disa prej personave të përfshirë në sherrin me sende të forta në ndodhur në fshatin Gjashë të Sarandës, këtë të enjte.
Mes të dyshuarve janë Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë; Kidi Sulejmani dhe Ergis Sulejmani, të dy efektivë të Policisë Kufitare Sarandë; Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë; si dhe Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i cili më parë është arrestuar në Skoci për përfshirje në një operacion të kultivimit të marijuanës.
Përveç tyre, janë identifikuar edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemër Cocka. Deri më tani, dy prej të dyshuarve, Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariatin e Policisë Sarandë. Një tjetër person, Mihal Sulejmani, gjithashtu është paraqitur në polici.
Policia po vijon hetimet, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe duke kqyrur vendin e ngjarjes për të identifikuar të gjithë të përfshirët. Kontrollet për gjetjen e personave të shpallur në kërkim janë ende në vazhdim.
Per te qare e per te qeshur!Ne mes te nates,ndoshta pas nje nate te gjate festimesh ne vazhdim,e ndoshta te bere dhe pak cakerqejf(nuk thuhet nese grupit ju be testi i alkoolit)keta /trimat/ qe kujtojne se koburja ne brez,te qenet pjese e forcave te armatosura e te qenet te shumte ne numer, bejne efektin e duhur intimidues te cdo person qe do t'u dilte perpara,apo qe do te pretendonte per drejtesi,na ngrihen e shkojne te bashkefshataret e tyre per nje /sqarim/ala shqiptarce e vendosin te /sqarohen/po ala shqiptarce dhe sikur te mos mjaftonte kjo,ne skene na shfaqet nje patrulle policie qe ndoshta nga instikti i mbijeteses,ndoshta nga mos balanca ne numer,apo thjesht sepse i njohin me mire sulmuesit,vendosin te bejne spektatorin fillimisht(nuk dime nese ndaj patrulles do te merret ndonje mase disiplinore)dhe vetem pas telefonates se viktimave per AMP dhe ardhjes se shefit,kujtohen te bejne detyren.Kur lexon per historira te tilla,detyrohesh t'i japesh te drejte Fishtes,Konices e ca te tjereve per vleresimet qe u kane dhene shqipove.
PërgjigjuCfare rrace!
PërgjigjuCfare rrace!
PërgjigjuNuk zihen njerëzit për 20 euro rente por për episode që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikun përgjatë vijës kufitare. Këta janë fytyra e vërtetë e policisë kufitare!!
PërgjigjuLargojini urgjentisht keta horra fshatarr nga policia e shtetit dhe ndiqini penalisht. Shkojne si bashkesi primitive tek dera e tjetrit dhe thone na sulmuan. Nese do kishte probleme atehere te benin kallezim pa vajtur aty, njelloj sikurse ju thone qytetareve kur i ze halli. Perjashtim nga rradhet e uniformave blu dhe shumw shpejt do i keni kontigjent krimi.
Përgjigju