Sarandë, shitësit e mishit protestojnë para bashkisë: Ka thertore por s'ka kasapë! Reagon administratorja

Tregtarët e produkteve të mishit protestuan këtë të hënë, 19 qershor, para bashkisë së Sarandës. Ata thanë se në thertoren e ndërtuar nga bashkia, por që menaxhohet nga një subjekt privat nuk ka kasapë, ndaj ata janë të detyruar të shkojnë deri në Gjirokastër për të therur bagëtitë.

“Thertorja e bashkisë nuk është funksionale sepse i kanë ikur kasapët zotërisë që e ka marrë me qira. Ne nuk mund të therim vete. Ne jemi biznese mishi nuk kemi linjën ushqimore jemi ankuar tek bashkia. Po te shkojme tek thertorja nuk ka kasape zoteria e ka marre peng” thonë tregtarët, Ermir Hasani e Agim Boçi.

Ndërkohë administratorja e thertores, Matjane Gjini, e cila ka një kontratë me bashkinë e Sarandës shprehet se thertorja është funksionale dhe ofron shërbim. Sipas saj, e gjitha është një luftë e tregtarëve për të marrë menaxhimin e thertores.

“Reagimi i tyre është se janë mësuar të therin jashtë thertores në anë të lumit, nga lumi i Kalasës, të gjithë ata që kanë dhënë intervistë të dalë kompente të vijë këtu dhe të mos flasë tutje tu. Thertoren e kam gjet katastrofë e kam kthyer në thertore në pastërti dhe këta pronarë dyqanesh. Këto janë interesa personale dhe do të ofroj bashkia me kontratë këtu jam unë”, thotë  Matjane Gjini.

Gjatë vëzhgimit të Report TV konstatoi se thertorja në fshatin Metoq është në funksion të plotë ku përpos kasapëve ka dhe veterinere për cilësinë e produktit.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg